Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot kanë bërë nderime te memoriali “Heroinat” në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ndryshe, sot shënohet 14 Prilli, Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë./teve1.info/