TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Kosova shënon rritje të numrit të turistëve

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Kosova shënon rritje të numrit të turistëve

Mbi 300 biznese nga 15 shtete të ndryshme, po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2024”, të organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës, për vitin e tretë me radhë.

Me rastin e hapjes së këtij panairi, u vu në theks rëndësia e turizmit dhe promovimit të Kosovës për rritjen sa më të madhe të numrit të vizitorëve.

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, tha se trendi i rritjes së numrit të vizitorëve ndërkombëtar në Kosovë po shënon vazhdimisht rritje. Sipas tij, në muajin janar të këtij viti ka mbi 50 për qind më shumë vizitorë, krahasur me janarin e vitit të kaluar.

Hoti tha se edhe gjatë vitit 2023, është shënuar një rritje prej 24,8 për qind e numrit të vizitorëve nga vendet ndërkombëtare, krahasuar me vitin 2022.

Tëvë1  është sponsor medial i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2024”

Hoti po ashtu, ka theksuar se në këtë panair prezentë do të jenë 16 biznese nga Greqia, 60 nga Turqia e 60 nga Bullgaria.

Më tej, ai ka thënë se në panair të konfirmuara ka kompani edhe nga Gjermania, Sllovenia, Maqedonia, Shqipëria e Mali i Zi.

“Shteti i Maltës po merr pjesë për herë të parë dhe ka qenë goxha sfiduese me bind këtë shtet që me ardhur në Kosovë. Ka kërkuar goxha informacione të detaijzuara që të vije. Kemi biznesin nga Gjermania, nga Sllovenia ku e kemi njërën nga kompanitë më të mëdha në Evropë dhe më gjerë që është kompania Kompas që është e përfshirë në 20 shtete edhe në Amerikë ka seli të veta dhe drejtoresha e saj do të jetë prezente që do të shikon mundësit e bashkëpunimit. Kemi shtetin e Greqisë që ende se ka njohur Kosovën, por i kemi mbi 16 kompani të saj që do jenë në panairin e Kosovës, kemi mbi 60 kompani nga Turqia, kemi nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, nga Bullgaria mbi 60 kompani. Pra kemi shtet shumë me rëndësi”, është ka thënë  Hoti në Tëvë 1.

Tëvë1 sponsor medial i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2024”

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se organizimi i këtij panairi shërben si një qëllim jetik për kryeqytetin, duke vënë në qendër të vëmendjes potencialin e gjerë që e ka Kosova për zhvillimin e turizmit.

Rama potencoi se permes këtij panairi mund të arrihen shumë bashkëpunime të ndërsjella të agjensive turistike në rajon.

Ai tha se ky organizim është një mundësi për ta transformuar kryeqytetin në një qendër dinamike për tërheqjen e sa më shumë vizitorëve.

Zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj tha se Kosova gjatë tri viteve të fundit është bërë gjithnjë e më shumë vend më tërheqës për vizitorë.

Ai potencoi se në vitin 2023 janë shënuar 1 milionë e 500 mijë netë qëndrime nga vizitorë ndërkombëtarë.

Arifaj përmendi se MINT-i ka hartuar ligjin për turizmin dhe strategjinë e turizmit për vitin 2024-2030, me qëllim tërheqjen e sa më shumë vizitorëve në Kosovë.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Vilma Bello nënvizoi se marrëdhëniet vëllazërore në mes Kosovës dhe Shqipërisë ekzistojnë jo vetëm në fushën e turizimit.

Ajo tha se Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një mbështetese e fuqishme e Kosovës për njohje ndërkombëtare dhe integrimin e saj.

Bello përgëzoi të dyja shtetet për implementimin e marrëveshjeve në fushën e turizmit.

Ky panair do jetë i hapur për qytetarët përgjatë dy ditëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ahmeti: Po të ishte opozita e mirë, s’do të dilja të flisja në publik

Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk i deklaroi mbi 172 mijë euro

Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes – Rama: Gjest domethënës për Kosovën dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes – Rama: Gjest domethënës për Kosovën dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Haradinaj thotë se vizioni i Rugovës për lidhje me aleatët i parapriu shpalljes së pavarësisë

Haradinaj thotë se vizioni i Rugovës për lidhje me aleatët i parapriu shpalljes së pavarësisë

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Përfundon rinumërimi i votave në 7 komuna

Zyrtare, portieri i Barçës Ter Stegen huazohet te Girona

Zyrtare, portieri i Barçës Ter Stegen huazohet te Girona

Manchester City përgatit ofertën marramendëse për transferimin e Vinicius Jr

Sulmi i tifozëve të Realit, shpërthen Vinicius: Edhe unë jam njeri, nuk dua të më fishkëllejnë

Rexhbeqaj nuk dëshiron të flas për të ardhmen: “Asnjë koment” për kontratën me Augsburgun

Rexhbeqaj nuk dëshiron të flas për të ardhmen: “Asnjë koment” për kontratën me Augsburgun

Haradinaj thotë se vizioni i Rugovës për lidhje me aleatët i parapriu shpalljes së pavarësisë

Haradinaj thotë se vizioni i Rugovës për lidhje me aleatët i parapriu shpalljes së pavarësisë

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Përfundon rinumërimi i votave në 7 komuna

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën