TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse ushtarët u njoftuan një javë pas për vdekjen e Agim Ramadanit?

E për përvjetorin e 25-të të rënies së Agim Ramadanit, u mbajt orë letrare në Prishtinë. Për heroin u lexuan disa vargje, madje në këtë përvjetor disa vargje ia kushtoi edhe gruaja e tij Shukrije Ramadani. Madje ajo tregon se si e kishte fshehur lajmin për vdekjen e tij nga ushtarët, për të mos e ulur moralin për luftë.

by Fetije Kamberi
3 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Agim Ramadani, emri i një luftëtari të vërtetë e me virtyte të larta

“O vlla Agim, vlla i gjakut rreze drite po i bjen pragut”

Me këto vargje për komandantin Agim Ramadani, u hap manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes”.

E për nder të 25 vjetorit të rënies së Katanës, në orën letrare “Shqipet e Mërgatës” u lexuan edhe disa vargje nga të pranishmit.

E me vargje në këtë përvjetor, heroin Ramadani e kujtoi edhe gruaja e tij, Shukrije Ramadani.

“Me duart që mi puthje aq shpesh, sot, zgjedhi lule për varrin tënd! Shpejt mbuloj tokën që mos ta shoh dheun që gjakun ta thithi ma unshëm se unë dashninë”, ishin fjalët nga Shukrije Ramadani , gruaja e Agim Ramadanit.

E ish-komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani” ka zgjedhur të ndajë kujtimet e 11 prillit të vitit 1999.

E fshehja e lajmit për ushtarët që Agimi kishte vdekur ka zgjatur një javë.

Gruaja e tij, Shukrija thotë se së bashku me Komandant Berishën vendosin të mos tregojnë që të mos binte morali i ushtarëve në luftë.

“Të ruhej ai moral dhe ti bindim disi që Agimi është i gjallë dhe po i ndiqte. Bile shkova edhe një hap më tej sa shkova edhe në front dhe fjalët e fundit me Sali Çekun ishin AGIMI ËSHTË GJALLË sepse ti e di, ku është Agimi jam edhe unë dhe kur shkova në spitalin e Tiranës ku ishin me qindra të plagosur nga lufta e Kosharës secilit te koka iu kam afru e i kam thanë AGIMI ËSHTË GJALLË dhe të pret në front, nuk e di të them të drejtën nuk e di ku e kam marrë atë forcë”, tregon ajo.

E kujtimet për Agim Ramadanin i ka shumë të freskëta ish redaktori i gazetës Rilindja, Ibrahim Kadriu.

Madje ai ka edhe dhurata nga komandanti Katana.

Në këtë ceremoni u shpallën edhe tre çmime, për poezinë më të mirë kushtuar heroit Agim Ramadani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Çifti që mban pastërtinë në Shalë të Bajgorës, projektin e financon një mërgimtar

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën