TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku për Agim Ramadanin: Figurë e papërsëritshme, lavdi përjetë heroit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Abdixhiku për Agim Ramadanin: Figurë e papërsëritshme, lavdi përjetë heroit

“Lufta na e mori strategun më të mirë të kohës”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kështu duke përkujtuar heroin, Agim Ramadani.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se në këtë përvjetor, duhet të nderohet kontributi dhe gjurmët e pashlyeshme të Agim Ramadanit, në rrugëtimin për liri e shtet-ndërtim.

“Në historinë tonë të lavdishme; të papërsëritshme, janë disa ditë që aq sa na pikëllojnë, na bëjnë edhe më shumë krenar. Ditë të tilla janë këto të prillit, kur në majet e larta nën udhëheqjen e strategëve të luftës për liri, Agim Ramadani “Katana” dhe Sali Çekaj, u thye kufiri shqiptaro-shqiptar me Betejën e Koshares, atë më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë përvjetor ne nderojmë përjetësisht figurën shumëdimensionale, unike e të papërsëritshme të Agim Ramadanit; nderojmë dhe kontributin e gjurmët e tij të pashlyeshme në rrugëtimin për liri e shtet-ndërtim”, thuhet në postimin e Abdixhikut.

Tutje, kryetari i LDK-së ka shkruar se më 11 prill lufta mori strategun më të mirë të kohës, duke iu referuar Agim Ramadanit, teksa ka thënë se Kosova e pavarur, ishte ëndrra e 114 dëshmorëve të Brigadës 138, të udhëhequr pikërisht nga heroi i rënë.

“Në agimin e 11 prillit, në vend se t’i gëzoheshim rrugëtimit drejt çlirimit të Kosovës, lufta na e mori strategun më të mirë të kohës, luftëtarin e Heroin e Kosovës, Agim Ramadani, atje skaj bjeshkëve të ashpra ku edhe pushon përjetësisht trupi i tij. Kumti i trishtueshëm që në vijat e para të frontit në Koshare, ra Agim Ramadani; nuk i ligështoi shokët e luftës. Ata tashmë kishin motivin për të vazhduar deri në çlirim. Kosova e pavarur, ishte ëndrra e të 114 dëshmorëve të Brigadës 138 të udhëhequr nga Agim Ramadani që tashmë po shkruanin me sakrificën e tyre njërën prej rrëfimeve më të madhërishme të luftës për liri e pavarësi”, thuhet tutje në postimin e Abdixhikut.

Në përfundim, kryetari ka deklaruar se Agim Ramadani ishte gjithmonë në krye të detyrës dhe i paepur për liri e çlirim./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje para një muaji në Ferizaj

Trump thotë se nuk do të përdor forcë në Grenlandë, kërkon negociata të menjëhershme

Trump thotë se nuk do të përdor forcë në Grenlandë, kërkon negociata të menjëhershme

Ndalohet për 48 – orë polici që plagosi 16 – vjeçarin në Istog

IPK jep 10 rekomandime për Policinë për rastet e trafikimit me narkotikë

Basha: Presidenti Rugova ka merita të jashtëzakonshme në përpjekjet për liri dhe pavarësi

Basha: Presidenti Rugova ka merita të jashtëzakonshme në përpjekjet për liri dhe pavarësi

Trump njofton planet për të ndërtuar mbi Grenlandë “Kupolën e Artë më të madhe ndonjëherë”

Kryeministri kanadez në Davos: Bota ndodhet në mes të një çarjeje, jo të një tranzicioni

Kryeministri kanadez në Davos: Bota ndodhet në mes të një çarjeje, jo të një tranzicioni

Grasshopper e dërgon Florian Hoxhën në kategorinë e dytë të Zvicrës

Grasshopper e dërgon Florian Hoxhën në kategorinë e dytë të Zvicrës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën