TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dhëmbët ju paralajmërojnë për pesë probleme shëndetësore

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dhëmbët ju paralajmërojnë për pesë probleme shëndetësore

Dhëmbët mund të tregojnë nëse diçka nuk shkon në trupin tuaj. Sipas dentistëve, çdokush duhet t’i kushtojë vëmendje pesë gjërave kryesore që mund t’i sinjalizojnë për një problem shëndetësor, shkruan “The Sun”.

Dhëmbët mund t’ju paralajmërojnë për:

Anemi

Mishrat e zbehtë të dhëmbëve mund të shkaktohen nga anemia, për shkak të mungesës së hekurit. Nëse mishrat e dhëmbëve nuk janë lënduar ose gjakosur, njerëzit nuk u kushtojnë shumë vëmendje. Por nëse vëreni se mishrat e dhëmbëve papritmas po duken mjaft të zbehtë dhe po përjetoni simptoma të tjera të tilla si lodhje ose marramendje, një vizitë te mjeku mund të jetë një ide e mirë.

Çrregullimet e të ngrënit dhe smalti i dhëmbëve

Nëse një çrregullim i ngrënies përfshin të vjella, acidet e stomakut kalojnë tek dhëmbët dhe mund të shkatërrojnë smaltin. Ndryshimet në ngjyrë, formë, tejdukshmëri ose ndjeshmëri mund të japin të dhëna për një problem shëndetësor që mund të shkaktojë rënien e dhëmbëve me kalimin e kohës.

Osteoporoza dhe humbja e dhëmbëve

Nëse dhëmbët tuaj janë liruar pak, ju mund të vuani nga osteoporoza. Kockat rreth dhëmbëve sigurojnë themelin që i mbështet ato. Dhëmbët që lëvizin më shumë se mesatarja gjatë një prove mund të japin një gjurmë të kësaj gjendjeje progresive. Rekomandohet të bëni një test tek një dentist për të parë gjendjen e kockave.

HIV

Pacientët me HIV kanë një sistem imunitar të dobët, bëhen më të ndjeshëm ndaj mushkonjave dhe infeksioneve të tjera më të rënda. Shenjat në gojë që tregojnë se mund të keni HIV përfshijnë çarje në cepat e gojës, mos shijimin e gjërave siç duhet, një shije të pakëndshme në gojë ose dhimbje brenda gojës.

Humbja e dhëmbëve dhe sëmundjet e veshkave

Sëmundja e veshkave mund të shkaktojë plagë në gojë, ndryshime në shije dhe “gojë të thatë”, si dhe reduktim të prodhimit të pështymës. Pastaj, kur goja thahet, rritet aciditeti dhe pH i ulët mund të rezultojë në prishjen agresive të dhëmbëve dhe humbjen e tyre. Disa kërkime tregojnë se pacientët me sëmundje të mishrave të dhëmbëve janë më të rrezikuar edhe ndaj sëmundjeve të veshkave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

10 karakteristikat e njerëzve vërtet të pjekur

10 karakteristikat e njerëzve vërtet të pjekur

Njerëzit inteligjentë më të lumtur kur udhëtojnë vetëm

Njerëzit inteligjentë më të lumtur kur udhëtojnë vetëm

Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë

Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë

A ndikon tableti në gjumin e fëmijëve? Studimi zbulon çfarë ndodh pas 15 minutash me filma vizatimorë

A ndikon tableti në gjumin e fëmijëve? Studimi zbulon çfarë ndodh pas 15 minutash me filma vizatimorë

Ambasada britanike: Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë duhet të hetohen

Ambasada britanike: Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë duhet të hetohen

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

Aleanca: Humbja e fondeve nga BE-ja, dështimi i radhës i Qeverisë

OJQ-të në Gjakovë protestojnë kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre

OJQ-të në Gjakovë protestojnë kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre

Armëpushimi humanitar në Oleshky të Ukrainës përfundon pa shkelje

Armëpushimi humanitar në Oleshky të Ukrainës përfundon pa shkelje

Muriqi kritikohet për humbjen e thellë të Fenerbahçes

Muriqi nuk largohet nga Fenerbahçe

Pas 10 ditësh rrethimi, forcat izraelite tërhiqen nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor

Pas 10 ditësh rrethimi, forcat izraelite tërhiqen nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor

Presidentja Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

Presidentja Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën