TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria akuzon Serbinë se po e shkel marrëveshjen e Brukselit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Zulfaj: Serbia po i ik marrëveshjes, duhet të sanksionohet

Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë se është distancuar nga Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Në ekzekutivin kosovar, thonë se lobimi aktiv i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe letra e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq drejtuar Bashkimit Evropian, e kanë sulmuar marrëveshjen në dy pikat e saj qendrore që do t’ia pamundësojnë zbatimin e saj. Sipas tyre, fajtor është edhe përfaqësuesi i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, i cili nuk arriti ta bindë Serbinë për nënshkrim të ujdisë dhe zbatim të saj.

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit, Albin Kurti, thotë se Serbia me veprimet e fundit e ka kontestuar ekzistencën e marrëveshjes së Brukselit.

“Serbia është distancuar nga marrëveshja dhe ka dërguar letër në Bashkimin Evropian, ku thotë se marrëveshja nuk është e obligueshme ligjërisht për Serbinë dhe nuk është e pranueshme në tërësinë e saj. E ka sulmuar marrëveshjen në dy pikat e saj qendrore të cilat e pamundësojnë zbatimin e saj…Kjo është problem, në vend që të fokusohemi në zbatimin e saj, Serbia po e konteston ekzistencën e saj. Prandaj nënshkrimi i marrëveshjes është bërë i nevojshëm për të siguruar ligjshmërinë e saj. Një marrëveshje që duhet konsideruar ligjërisht e obligueshme, duhet të pranohet nga dy palët”, thotë ai.

Sipas tij, letra e krerëve institucional dërguar Këshillit të Evropës konfirmon vetëm gatishmërinë e Kosovës për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit, duke përfshirë edhe Asociacionin, mirëpo pas anëtarësimit në këtë mekanizëm ndërkombëtar.

“Letra që i është dërguar Këshillit të Evropës nga krerët e institucioneve të Kosovës është vazhdimësi edhe në të shkruar e zotimeve që ne japim publikisht për zbatim të plotë të marrëveshjes që e kemi arritur në Bruksel, në shkurt të vitit të kaluar. Nuk ka ndonjë gjë të re në këtë drejtim. Aty jemi të zotuar se do të zbatojmë mbi bazën e Kushtetutës edhe në letër siç e keni parë, brenda kompetencave të qeverisë dhe në përputhje me kushtetutën. Pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës do të merren të gjitha hapat për zbatimin e plotë të marrëveshjes”, shton ai.

Sa i përket mundësisë për zgjedhje të parakohshme brenda këtij viti, Zulfaj, thotë se janë të gatshëm për një gjë të tillë, por vetëm kur të dakordohen me partitë opozitare për datën e zgjedhjeve dhe shpërbërjen e Kuvendit.

“Pëlqyeshmëria e qytetarëve për punën e kryeministrit rezulton pak a shumë me votat që janë marrë me fitoren e 14 shkurtit 2021, pa përfshirë edhe diasporën në këtë matjen që bën UNDP-ja me pulsin publik dhe mbi 40 për qind për punën e qeverisë. Ndërkohë e dina që zgjedhjet e ardhshme janë në dimrin e vitit 2025. Prandaj duke ditur që në dimër është një sezon më e vështirë për nga kushtet e motit për zgjedhje dhe duke parë që vazhdimisht opozita është e interesuar për zgjedhje për këtë vit. Sigurisht mund të ulemi të bisedojmë dhe kur të shpërbejmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje”, ka theksuar tutje ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën