TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti thirrje ndërkombëtarëve që të kërkojnë drejtësi nga Serbia për viktimat e Masakrës së Rezallës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri

“Në Rezallë të Skenderajt, 98 burra dhe djem u pushkatuan vetëm për shkak se ishin shqiptarë. Të shtënat kishin zgjatur 30 minuta”, ka shkruar kështu kryeministri, Albin Kurti, në përvjetorin e 25-të të masakrës.

Po ashtu, Kurti ka shkruar se u bën gjithnjë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të kërkojnë zbardhjen e plotë për fatin e tyre, për viktimat dhe familjet.

Më tej, kryeministri ka potencuar se e vërteta e krimeve të Serbisë në Kosovës s’mund të mbulohet nga dheu i varrezave masive.

“Pas ekzekutimit mizor e barbarë më 5 prill 1999, forcat e  armatosura të Serbisë ua rrëmbyen kufomat.  29 prej tyre janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi. Nga Kizhevaku i Serbisë, më 30 shtator 2021, na u kthyen në Kosovë eshtrat e shtatë prej të vrarëve në këtë masakër. Mes tyre ishin edhe dy ribashkime me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Serbisë. Andaj, sot e gjithnjë u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që nga Serbia, si përgjegjëse për vrasjen dhe zhdukjen e të dashurve tonë, të kërkojnë zbardhjen e plotë të fatit të tyre dhe drejtësi për viktimat dhe familjet. Drejtësia vendore duhet pa vonesë dhe me ngulm të veprojë, që përgjegjësit, urdhërdhënësit dhe ekzekutorët, të gjykohen e të dënohen. E vërteta e krimeve të Serbisë në Kosovë nuk mund të mbulohet nga dheu i varrezave masive.  Nuk mund të lejojmë harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në përfundim, kryeministri ka theksuar se Qeveria angazhohet për të ardhmen e Kosovës, aty ku brezat e rinj të rriten të lirë e të sigurt.

“Duke nderuar të kaluarën, me drejtësi për viktimat, angazhohemi për të ardhmen e Republikës sonë. Për Kosovën e pavarur, ku brezat e rinj rriten të lirë e të sigurt. Duke mësuar nga e kaluara, ecim përpara me shpresë dhe vendosmëri. Përkujtimi ynë është dëshmi e përkushtimit për të mos harruar sakrificat për të shtrenjtën e shenjtën liri”, ka përfunduar Kurti./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Humbi babanë e dy vëllezërit gjatë sulmeve të marsit- Rrëfimi i Ardian Ramës

Humbi babanë e dy vëllezërit gjatë sulmeve të marsit- Rrëfimi i Ardian Ramës

Sulmi ndaj mjekes nga qentë endacakë, rrezikun në QKUK po e ndjejnë edhe qytetarët e tjerë

Sulmi ndaj mjekes nga qentë endacakë, rrezikun në QKUK po e ndjejnë edhe qytetarët e tjerë

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Ndeshja Kosovë-Turqi, një biletë në tregun e zi deri në 500 euro

16 kandidatë kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së

 Përmbaruesi ia tërheq mbi 150 mijë euro RTK-së

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Rubio: Trump propozoi zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës

Operacioni amerikan në Iran pritet të përfundojë brenda “javësh, jo muajsh”

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person i dënuar për pastrim të parave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën