TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq paralajmëron “luftë” kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vuçiq: Serbia ka marrë një lajm në 48 orët e fundit, por nuk është e lehtë të thuhet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i kërkoi të enjten qeverisë së tij të themelojë një grup punues që do të bëjë gjithë çfarë është e mundur për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe të angazhohet për të penguar miratimin e një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.

Ai tha se do të diskutojë me udhëheqës botëror për këto çështje përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, më të cilin pritet të takohet të hënën, për të biseduar mes tjerash forcimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Vuçiq, thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë serbe për të diskutuar siç tha, “sfidat e rënda” që ndodhen para Serbisë, ndërsa Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës me 16 prill, dhe më pas çështja kalon në Këshillin e Ministrave të këtij mekanizmi, raporton Zëri i Amerikës,

Javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i dha dritën jeshile kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Serbia votoi kundër, ndonëse në marrëveshjen e arritur një vit më parë në Bruksel dhe në Ohër, të dyja palët janë zotuar se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Ndonëse theksoi se “shanset e Serbisë” janë të pakta, ai kërkoi që të luftohet për të pamundësuar anëtarësimin e Kosovës dhe që argumenti kryesor të jetë “mosthemelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Presidenti serb tha se do të shkojë në Nju Jork, ku me 22 prill mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe për të vazhduar me përpjekjet për të siguruar mbështetje kundër miratimit të një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

“Info Nata”- 10.11.2026

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën