Një person në Gjilan është zhdukur që nga data 25 mars, ka njoftuar policia
Sipas raportit 24-orësh të policisë, familjarja e viktimës ka raportuar në polici se nga data e cekur, viktima mashkull ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.
“Gjilan/ 25.03.2024-04:00. Më 01.04.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e cekur ka dalur nga shtëpia viktima mashkull dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raport./teve1.info/