TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla viziton komunat arbëreshe të Kalabrisë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gërvalla viziton komunat arbëreshe të Kalabrisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla bashkë me zëvendësministren, Liza Gashi dhe Ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, kanë vizituar komunat arbëreshe në rajonin e Kalabrisë.

Gërvalla ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Komunës Shën Sofia, Daniele Attanasio Sisca, kryetarin e Komunës Strigari, Damiano Baffa dhe atë të Shën Mitrit, Ernesto Madeo, i cili njëherit është edhe Komisioner i Fondacionit të Institutit Rajonal të Komunitetit arbëresh të Kalabrisë.

Sipas komunikatës të ministrisë, gjatë këtyre takimeve ministrja Gërvalla ka vlerësuar lartë rolin historik të këtyre komunave në ruajtjen dhe promovimin e identitetit, kulturës dhe gjuhës së tyre përgjatë më shumë se 500 vite.

“Identifikimi i nevojave dhe mundësive reale për bashkëpunim në projekte konkrete mes Republikës së Kosovë, përkatësisht komunave të Kosovës dhe komunave arbëreshe në Kalabri, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore si dhe rritjes së bashkëpunimit në shkëmbime tregtare mes dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Gërvalla ka vizituar shtëpinë e themeluesit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Jeronim de Rada.

“Gjatë qëndrimit në komunat arbëreshe të Kalabrisë, Ministrja Gërvalla vizitoi shtëpinë e themeluesit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Jeronim De Rada, shtëpinë e poetit Zef Serembe,  kishën dhe kolegjin e  Shën Adrianit, kishën e Shën Thanasit, kishën e Shën Kosmait dhe Damianit, famullinë e Shën Mitrit ku së bashku me komunitetin arbëreshë mori pjesë në meshën e së premtes së shenjtë”, thuhet në komunikatë.

Ministrja Gërvalla ka shpreh falënderimet e saj për mikpritjen dhe dashamirësinë e pranuar nga motrat dhe vëllezërit arbëresh./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tetë zyrtarë policorë nderohen me medalje për shpëtim jete

Tetë zyrtarë policorë nderohen me medalje për shpëtim jete

Hargreaves: E rëndësishme që Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin dhe të shmangen zgjedhjet e reja

Hargreaves: E rëndësishme që Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin dhe të shmangen zgjedhjet e reja

Përurohet Shtëpia Muze e shkrimtarit Ymer Elshani

Përurohet Shtëpia Muze e shkrimtarit Ymer Elshani

Hazrolli: Armatimi i Serbisë rrezik real, duhet të investojmë në mbrojte

Hazrolli: Armatimi i Serbisë rrezik real, duhet të investojmë në mbrojte

Tetë zyrtarë policorë nderohen me medalje për shpëtim jete

Tetë zyrtarë policorë nderohen me medalje për shpëtim jete

Andi Hoti ftohet nga Kosova për miqësore

Andi Hoti ftohet nga Kosova për miqësore

Hargreaves: E rëndësishme që Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin dhe të shmangen zgjedhjet e reja

Hargreaves: E rëndësishme që Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin dhe të shmangen zgjedhjet e reja

Sulmet ruse në Ukrainë lënë të vrarë katër persona

Sulmet ruse në Ukrainë lënë të vrarë katër persona

Spanja publikon listën, asnjë lojtar i Realit

Spanja publikon listën, asnjë lojtar i Realit

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Amir Rrahmani në formacionin e sezonit në Serie A

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Negociatori kryesor iranian rizgjidhet kryetar i parlamentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën