TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Partitë shqiptare të Luginës bashkohen për zgjedhjet

Partitë shqiptare në Luginë të Preshevës kanë arritur një marrëveshje politike përmes së cilës do të garojnë në një listë të vetme në zgjedhjet nacionale në Serbi. Ndërkohë për Tëvë 1, Shqiprim Musliu ka dhënë detaje për marrëveshjen.

by Doresa Geci
1 muaj ago
1 0
A A

Mospajtimet e dallimet që i patën mes veti i lanë anash.

“Lugina e Bashkuar”, është lista e vetme me të cilën partitë shqiptare do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.

E gjithë kjo u bë me ndërmjetësimin e kryeministrit Albin Kurtit, i cili edhe njoftoi për arritjen e marrëveshjes për listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”.

Për të foli edhe në mbledhjen e Qeverisë.

“Një hap i rëndësishëm ky i bashkimit me qëllim arritja e një rezultati që këtë marrëveshje mund ta bëjë historike për shqiptarët e Luginës dhe jo vetëm në përpjekje kundër diskriminimit dhe përjashtimit, sikurse edhe kundër spastrimit etnik administrativ”, ka thënë Kurti.

Pjesë e këtij koalicioni është edhe Lëvizja e Progresit Demokratike.

“Është një hap i rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ku dje arritëm një marrëveshje për gjithë shqiptarët, por në veçanti të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ku të drejtat tona individuale dhe kolektive përfshihen konform Republikës së Kosovës, ku kryeministri i Kosovës arriti që pas asaj në vitin 2020 të kemi një marrëveshje të përbashkët në vitin 2026 që të jemi të gjithë shqiptarët në një listë të përbashkët e kjo të reflektojë edhe në pozicione të tjera dhe të largojmë dallimet tona me subjektet politike. Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale për krerët tanë, kjo është e rëndësishme që shqiptarët të jenë bashkë”, ka thënë Shqiprim Musliu nga Lëvizja e Progresit Demokratike .

E sa deputetë synon të marrë ky koalicion në Kuvendin e Serbisë?

“Në vitin 2020 kemi pasur tre deputetë, ku opozita nuk ka marrë në atë kohë, këto rrethana, potenciali ynë maksimal është tre, mirëpo me një mobilizim masiv, ku është e involvuar edhe Republika e Kosovës në këtë nxitja e shqiptarëve që jetojnë Kosovës, ku mbi 50% jetojnë në mërgatë, do të arrijmë një numër më të madh. … pritet që të kemi edhe katër dhe pesë deputetë”, tha tutje Shqiprim Musliu nga Lëvizja e Progresit Demokratike.

Përndryshe, tanimë kanë nisur përgatitjet dhe deri më datën 4 tetor do të bëhet edhe dorëzimi i listës me emrat e kandidatëve për deputetë.

Sipas marrëveshjes së publikuar edhe nga kryeministri Albin Kurti, renditja e kandidatëve bëhet sipas peshës politike të subjekteve politike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën