Një person është ankuar në polici pasi që disa persona të pa njohur kanë depërtuar në rrjetin social dhe kanë keqpërdorur email adresën e tij.
Rasti ka ndodhur me datë 14 mars në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është duke u hetuar.
“Ferizaj 14.03.2024-18:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në rrjetin social të tij dhe kanë keqpërdor-mail adresën e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./teve1.info/