TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputetët e PDK-së e lëshojnë sallën…nuk marrin pjesë në komisione – krejt çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës

Sot Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Grupit Parlamentar, ku u mor vendim që të mos marrin pjesë në asnjë komision parlamentar, pa u proceduar ligji për Dhomat e Specializuara. Ndërkohë VV thotë se PDK nuk është në pozitë për të vendosur kushtëzime.

by Fetije Kamberi
45 minuta ago
0 0
A A

Para orës nëntë e tridhjetë të mërkurën, arritën në Kuvendin e Kosovës.

E deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, iu bashkua edhe kryetari, Bedri Hamza.

Kështu, për më shumë se një orë e mbajtën mbledhjen e grupit parlamentar.

E më të përfunduar mbledhja, dy nga deputetët u nisën drejt Komisionit për Legjislacion.

Por para se të hynte në sallë, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tregoi se çka diskutuan në mbledhje.

Pas kësaj, filloi edhe mbledhja e Komisionit për Legjislacion.

Por, mospërfshirja në rend të ditës e projektligjit për plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, nxiti reagim të ashpër nga dy anëtarët e PDK-së.

“Dhe për mua është krejtësisht joserioze që të ftohet komisioni për legjislacion dhe të trajtojmë sot gjashtë pika të rendit të ditës e të mos jetë i përfshirë ligji për Dhomat e Specializuara. PDK konsideron që në këto rrethana nuk ka prioritet më të madh. Ne bashkë me zotëri Grudën nuk do të qëndrojmë në mbledhjen e komisionit, dhe pas diskutimit të zotëri Gruda do të lëshojmë mbledhjen”, ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.

“Ne nuk mund të lejojmë që tre apo katër gjyqtarë atje në Hagë të na e përlyejnë historinë kështu, dhe ne si ligjvënës të mos marrim asnjë akt”, u shpreh Gruda.

Me ta u bashkua edhe Aleanca.

“Në qoftë se nuk ka vullnet me ardhur ligji i cili është sot në Ministrinë e Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës me thënë është qëndrim politik. Në qoftë se ka analizë, vlerësim që ky ligj nuk është boll. Të flasim këto 6 ditë veç pak sinqertë. Ta dimë pse s’po vjen ligji”, ka thënë Tahiri.

E të tre deputetët që reaguan, e lëshuan sallën.

Ndërsa më pas, PDK njoftoi se nuk merr pjesë në komisione pa u sjellë ligji për Dhomat e Specializuara

“Në Komisionin për Legjislacion, të cilin sapo e lëshuam, duke e thënë qartësisht që nuk do të jemi në komisione pa u sjellë ligji për Dhomat e Specializuara, sot janë sjellë gjashtë projektligje me procedura të përshpejtuara. Dje deputetët i kanë marrë materialet për këto projektligje, ndërkohë pa mbërritur që të diskutohen, të trajtohen, gjashtë projektligje sillen në rend dite në ditën kur nevojë imediate do të duhej të ishte sjellja e ligjit për Dhomat e Specializuara”, u shpreh tutje Deliu Kodra.

Ndërkohë nga Vetëvendosje, thonë se PDK nuk është në pozitë për të vendosur kushtëzime.

“Nuk mund të kushtëzosh duke thënë votoje ligjin më pastaj ndalemi e bisedojmë për çështjen e presidentit është shumë e rëndësishme, për shumë arsyeje e sidomos për mënyrën se si ka me ecë Kosova tutje. Duhet me i lënë anash këto interesa personale, fatkeqësisht po duket e pamundur prej këtyre partive. PDK më së paku e  ka luksin me bë kushtëzime të tilla”, theksoj Kryeziu Hyseni.

Ndryshe, mospajtimet e reja mes Vetëvendosjes dhe PDK-së, erdhën pas aktgjykimit dënues në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n

ATK në fokus bizneset që përmbushin kriteret për regjistrim në TVSH

ATK në fokus bizneset që përmbushin kriteret për regjistrim në TVSH

Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë

Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n

ATK në fokus bizneset që përmbushin kriteret për regjistrim në TVSH

ATK në fokus bizneset që përmbushin kriteret për regjistrim në TVSH

Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë

Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë

Deputetët e PDK-së e lëshojnë sallën…nuk marrin pjesë në komisione – krejt çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e PDK-së e lëshojnë sallën…nuk marrin pjesë në komisione – krejt çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

16 vite burgim për ish-policin Festim Ramadani, që e vrau me armë zyrtare 81 vjeçarin, Sadri Sadriu

16 vite burgim për ish-policin Festim Ramadani, që e vrau me armë zyrtare 81 vjeçarin, Sadri Sadriu

Haliti: VV-ja nuk i beson asnjë partie për presidentin, prandaj po e mban të bllokuar situatën

Haliti: VV-ja nuk i beson asnjë partie për presidentin, prandaj po e mban të bllokuar situatën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën