TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

16 vite burgim për ish-policin Festim Ramadani, që e vrau me armë zyrtare 81 vjeçarin, Sadri Sadriu

16 vite burgim. Ky është dënimi që Gjykata ia ka shqiptuar ish-policit Festim Ramadani, për vrasjen me armë zyrtare të 81 vjeçarit, Sadri Sadriu. Si rrallë herë, i akuzuari shpalljen e verdiktit e përcolli përmes video-lidhjes.

by Florijeta Dernjani
1 muaj ago
0 0
A A

Në gjykatore nuk u paraqit.

Por, ish polici i Kosovës, Festim Ramadani, që akuzohet për vrasje të rëndë, u paraqit përmes video lidhjes.

Kjo është ndër rastet e rralla në Kosovë që një i akuzuar zgjedh formën elektronike për të dëgjuar verdiktin.

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, erdhën familjarët e të akuzuarit, si dhe familjarët e viktimës, Sadri Sadriu.

Ramadani u shpall fajtor dhe u dënua me 16 vite burgim.

“Të pandehurin, Festim Ramadani e gjykon me dënim me burg në kohëzgjatje prej 16 vitesh”, u shpreh kryetari i trupit gjykues, Ilir Bytyqi.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues tregoi se si kishte ndodhur krimi gjatë një dasme, në një mbrëmje të gushtit të vitit 2024.

“Më 16 gusht 2024, në ora 19:21, në parkingun e restorantit FronPalace, në fshatin Bibaj, komuna e Ferizaj, gjatë një ceremonie martesore, i pandehuri me dashje dhe me paramendim, me qëllim hakmarrjen, për motive të pretenduara familjare, të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të disa personave, me armë zjarri automatike të zyrtarit policor, me qëllim privimin nga jeta me breshëri plumbash, shtie në drejtim të viktimës Sadri Sadriu”, ka thënë tutje kryetari i trupit gjykues, Ilir Bytyqi.

Një ditë më parë, Festim Ramadani, e pranoi fajësinë. Prandaj, edhe gjykimi u bë në një procedurë më të shpejtë.

Ndaj të akuzuarit tjetër, Jeton Misinit, i cili ngarkohet për veprën penale “dhënia e ndihmës në kryerjen e veprën penale”, procedura është veçuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën