TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kupchan thotë se anëtarësimi i Kosovës në KiE, hap i rëndësishëm

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Georgetown University në Washington, Charles Kupchan, ka thënë për Tëvë1 se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një hap i rëndësishëm për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Kupchan ngriti shqetësimet për përshkallëzim të situatës në katër komunat veriore, që sipas tij, kanë për synim bllokimin e dialogut, Kosovë- Serbi. Charles Kupchan, thotë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet dhe ngreh shqetësimet për tensione të reja.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Kupchan thotë se anëtarësimi i Kosovës në KiE, hap i rëndësishëm

Hap i rëndësishëm për Republikën e Kosovës po shihet anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Ndonëse kanë mbetur edhe disa për t’u bërë pjesë e këtij trupi, njohësit e Marrëdhënieve Ndërkombëtare po vlerësojnë  se Kosova po e ngrit pozitën e saj brenda Bashkimit Evropian.

Profesori universitar në Georgtown University të Washingtonit, Charles Kupchan, për Tëvë1 deklaron se veprimet e Serbisë për tu larguar nga kjo organizatë, janë në të mirën e kryeministrit, Albin Kurti.

“Mendoj që do të jetë një hap para dhe që do të ndihmojë Kosovën të adresojë çështjet e të drejtave njerëzore dhe të ngrit pozitën e saj brenda BE-së dhe komunitetit dhe familjes së demokracisë evropiane. Nuk e dimë saktë se si do të reagojë Serbia.  Presidenti Vuçiç e përmendi që ai mund të largohet, ta largojë Serbinë nga Këshilli i Evropës, dhe ky është problemi i Serbisë. Por unë mendoj që ky është një zhvillim pozitiv, dhe besoj që ishte një lëvizje e rëndësishme për z. Kurtin”, ka deklaruar ai.

Kupchan, e sheh të nevojshme tashmë edhe normalizimin midis dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, sipas tij, Kosova pati përkrahje të madhe për tu bërë pjesë në KiE.

“Ky lloj hapi para është saktësisht iniciativa që Kosova duhet të merr, jo vetëm që të pranohet në Këshillin e Evropës, por përfundimisht të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, dhe t’i bashkohet Bashkimit Evropian. E dini që ka vota në Këshillin e Evropës që shkuan kundër Kosovës. Kishte shumicë të fuqishme për Kosovën. Ka ende anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ai.

Profesori amerikan, konsideron se situata e sigurisë në katër komunat veriore, ka mundësi përshkallëzimi të situatës. Sipas tij, Serbia po dëshiron të pengon normalizimin e marrëdhënieve.

“Këto lloj të raportimeve për stërvitje, qofshin paramilitare apo ekstremiste, Veç kemi kaluar disa momente të rrezikshme jo shumë kohë më parë, në Banjska. E dimë që ka potencial për shpërthim të dhunës. Këto lloj të raportimeve janë shumë shqetësuese. Nuk besoj që jemi duke shikuar në një situatë lufte ndërmjet Kosovës e Serbisë. Padyshim që ka akterë që mund të zgjedhin dhunën, ose të shohin dhunën si një mënyrë për të ndërprerë normalizimin  duke ndikuar në mos lëvizjen para të dialogut mes Prishtinës e Beogradit.”

Ditë më parë, edhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, paralajmëroi se ka grupe të cilat janë duke u trajnuar nga Serbia për të sulmuar Policinë e Kosovës.

Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, një grup paraushtarak serb, hyri përmes rrugëve ilegale dhe sulmoi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë, rreshteri Afrim Bunjaku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla: Grupi i Radoiçiqit po trajtohen në Serbi për të shkaktuar destabilizim në Kosovë

Beogradi zyrtar mbron hapur Radoiçiqin, Petkoviq e quan “patriot” organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë

Votohet opinioni që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE

KiE miraton raportin për Serbinë: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën vendimtar për anëtarësim në BE

Haliti: PDK ka nevojë për riorganizim të brendshëm, nuk na duhet posti i presidentit

Haliti: PDK ka nevojë për riorganizim të brendshëm, nuk na duhet posti i presidentit

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Shaqir Lutvija

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Shaqir Lutvija

Sveçla: Grupi i Radoiçiqit po trajtohen në Serbi për të shkaktuar destabilizim në Kosovë

Beogradi zyrtar mbron hapur Radoiçiqin, Petkoviq e quan “patriot” organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë

Votohet opinioni që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE

KiE miraton raportin për Serbinë: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën vendimtar për anëtarësim në BE

Dembele dhe sulmi i fuqishëm i Francës

Dembele dhe sulmi i fuqishëm i Francës

Kroacia synon pikët e para në Kupën e Botës

Kroacia synon pikët e para në Kupën e Botës

Shumë dronë të sekuestruar gjatë Botërorit

Shumë dronë të sekuestruar gjatë Botërorit

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

Kolumbia do kalimin e grupit

Kolumbia do kalimin e grupit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën