TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Amnesty International i bën thirrje Pakistanit ta ndalë dëbimin e grave dhe vajzave afgane

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Amnesty International i bën thirrje Pakistanit ta ndalë dëbimin e grave dhe vajzave afgane

Amnesty International i ka bërë thirrje Pakistanit ta ndalë dëbimin e qindra mijëra grave dhe vajzave afgane në shtetin fqinj, Afganistan.

“Dëbimi i refugjatëve afganë nga Pakistani do t’i vërë në rrezik të madh gratë dhe vajzat”, shkroi zyra e Amnesty në Azinë Jugore në rrjetin social X më 27 mars.

Thirrja e grupit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut vjen pasi Pakistani e ka nisur fazën e re të dëbimit të refugjatëve afganë.

Islamabadi synon t’i detyrojë rreth 850.000 refugjatë afganë pa dokumente të kthehen në vendin e tyre muajin e ardhshëm, nëse ata nuk e bëjnë këtë gjë vullnetarisht.

Prej tetorit, Pakistani i ka dëbuar tashmë më shumë se 500.000 afganë, të cilët nuk kishin dokumente të duhura për të qëndruar në këtë vend.

“Kthimi me forcë është shkelje serioze i të drejtave për arsimim, punësim, lëvizje dhe në disa rase, bën që ata të jenë të rrezikuar nga dhuna e pashmangshme”, tha Amnesty.

“Qeveria e Pakistanit duhet ta ndalë plotësisht dëbimin dhe të ndërmarrë masa për sigurinë e grave dhe vajzave afgane”, shtoi ky grup.

Pasi u rikthye në pushtet në gusht 2021, qeveria islamiste talibane në Afganistan ua ka ndaluar vajzave adoleshente dhe grave arsimimin. Grave u është ndaluar gjithashtu edhe punësimi në shumicën e sektorëve.

Gratë afgane duhet patjetër edhe të veshin hixhab – një mbulesë kokë e këmbë – në publik.

Talibanët ua kanë kufizuar skajshëm lëvizjen grave dhe ato detyrohen të shoqërohen nga një familjar burrë kur dalin nga shtëpia.

“Nëse dëbohen, këto gratë dhe vajzat do të përballen me shtypje të të drejtave për arsimim, punë, liri të lëvizjes dhe të tjera”, tha Amnesty.

Pakistani nuk ka ligj i cili mundëson marrjen e statusit të refugjatit. Ai nuk është nënshkrues e Konventës së OKB-së nga viti 1951 për statusin e refugjatëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të shtëna me armë zjarri afër aeroportit të Rinasit, dyshohet për një të vrarë  

Të shtëna me armë zjarri afër aeroportit të Rinasit, dyshohet për një të vrarë  

SHBA heq kufizimet ligjore ndaj ambasadës dhe misionit diplomatik të Sirisë në Uashington

SHBA heq kufizimet ligjore ndaj ambasadës dhe misionit diplomatik të Sirisë në Uashington

Presidenti sirian hedh poshtë mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin

Presidenti sirian hedh poshtë mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin

​Erion Veliaj mbetet në burg

Veliaj urdhëron nga burgu nisjen e dekorimit të Tiranës

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i mitur në Prishtinë, kërkohej për tentim vrasje

“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet, Zabërgja e Bekaj optimistë

“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet, Zabërgja e Bekaj optimistë

Të shtëna me armë zjarri afër aeroportit të Rinasit, dyshohet për një të vrarë  

Të shtëna me armë zjarri afër aeroportit të Rinasit, dyshohet për një të vrarë  

Kosova nikoqire e Simpoziumit të Akademive Ushtarake ISOMA 2025

Kosova nikoqire e Simpoziumit të Akademive Ushtarake ISOMA 2025

Deputeti i LVV-së reagon pas ndërprerjes së numërimit të votave në Mitrovicë

PDK reagon pas urdhrit të Prokurorisë për rifillim të numërimit të votave në Mitrovicë

Hill: Nuk mbaj mend të kem thënë se Selimi kishte një pozicion të lartë në UÇK

Hill: Nuk mbaj mend të kem thënë se Selimi kishte një pozicion të lartë në UÇK

Orges Shehi ka ofruar dorëheqjen, pritet largimi nga Ballkani

Orges Shehi ka ofruar dorëheqjen, pritet largimi nga Ballkani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën