TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Iftar në nëntokë (Video)

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
Iftar në nëntokë (Video)

Punën po e lënë për disa minuta.

Në thellësi të minierës së Trepçës në Stantërg të Mitrovicës, minatorët po sjellin ushqimet që morën nga shtëpia.

E përgatitja e iftarit po bëhet ngadalë e me kujdes 800 metra nëntokë.

Tafil Mehmeti, pompisti në horizontin e 11-të, për të gjashtëmbëdhjetën ditë me radhë, po e përgatitë iftarin për shokët.

“Unë gjithë e përgatiti, jam ma i papritushëm, s’pritoj për kurgjo, unë kam sevape ma shumë kështu, haha, se e përgatiti”, shprehet ai.

E nga dhoma e ngushtë e këtij horizonti, ushqimet e ngrohta po i dërgojnë në një tjetër hapësirë më të gjerë.

Me tavolinën e mbushur plot, në pritje të iftarit, minatorët fillojnë lutjet.

E pas një dite agjërimi, thirrja e ezanit në korridoret e minierës u tregon se tashmë u bë iftar.

Të familjarizuar mes vete, ata çelin iftarin me ushqimet e marra nga shtëpia, të cilat i ndajnë me gjithsecilin.

E me t’u ngopur, shoqërohen edhe me çaj.

Mes tyre nuk mungojnë as të qeshurat.

Në ngrohtësinë e çajit, ata rrëfejnë për ndjesitë e muajit të bekuar të Ramazanit.

“Tanë marrim bashkë prej shpie, dikush diçka dikush diçka, si me vllazni e çojmë”, shprehet Islam Ademi, pompist.
“Qe 39 vite jam që punoj në minierë, agjërimi gjithë na ka shku mirë edhe pa kurrë farë problemi, por edhe prodhimi gjithë na ka shku ma mirë në muajin e shenjtë të Ramazanit”, thotë Sadik Aliu, minator.

E kënaqësitë e këtij muaji i mbajnë në mendje gjatë.

“Viteve të 90-ta kur jemi kon, kam punu në horizontin e dhjetë, i kam pasë 50 punëtorë në ndërrim. Edhe 50 punëtorë kur u tubofshim, dikush pruke pite, dikush fli, dikush anej dikush diçka edhe tana senet i kërkofshim ngapak edhe o kon kënaqësi shumë e madhe”, shprehet ai.

Pas iftarit, minatorët iu kthyen punës në horizontet e thella të Trepçës.

Duke lënë pas edhe një ditë Ramazani, edhe një iftar në shoqërinë e shokëve të nëntokës…

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rudolph uron presidenten e Kosovës: Gjermania mbetet partnere e fortë e Kosovës

Rudolph uron presidenten e Kosovës: Gjermania mbetet partnere e fortë e Kosovës

Presidentja sllovene uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv mes Kosovës e Sllovenisë

Presidentja sllovene uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv mes Kosovës e Sllovenisë

Nesër protestë në Malmo në mbështetje të çlirimtarëve

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

S’ka zgjedhje serbe në Kosovë: Votuesit do të votojnë në Serbi

S’ka zgjedhje serbe në Kosovë: Votuesit do të votojnë në Serbi

Rudolph uron presidenten e Kosovës: Gjermania mbetet partnere e fortë e Kosovës

Rudolph uron presidenten e Kosovës: Gjermania mbetet partnere e fortë e Kosovës

Henri Kagan dhe Kenso Soai fitojnë Çmimin Nobel në Kimi

Henri Kagan dhe Kenso Soai fitojnë Çmimin Nobel në Kimi

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Beshiktashi konfirmon lëndimin e Rashicës

Zhegrova, dribluesi i parë në Ligën e Kombeve

Zhegrova, dribluesi i parë në Ligën e Kombeve

Sulmet ruse vrasin të paktën 20 persona, njoftojnë autoritetet ukrainase

Sulmet ruse vrasin të paktën 20 persona, njoftojnë autoritetet ukrainase

Arbnor Morina merr drejtimin e Ferizajt

Arbnor Morina merr drejtimin e Ferizajt

Presidentja sllovene uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv mes Kosovës e Sllovenisë

Presidentja sllovene uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv mes Kosovës e Sllovenisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën