Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka raportuar në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, për punën 1 vjeçare të Policisë. Aty tha se situata në veri mbetet e brishtë me mundësi tensionimi, teksa theksoi se derisa Milan Radoiçiq është i lirë, rreziku vazhdon akoma.
Për punën e tij 1 vjeçare dhe institucionit që drejton, raportoi të martën.
Në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, drejtori i Përgjithshëm në Policinë e Kosovës, Gazmend Hoxha bëri të ditur se pritet të themelohet një njësi e veçantë e Policisë për kryeqytetin.
“Kemi pas rritje nga 21 në 29 raste të vrasjes në 2023, lëndime të rënda nga 259 në 235 ulje për -9%,” 00:38-54 “ Do të ketë njësi të veçantë të trafikut do të ketë një njësi të veçantë të reagimit të shpejt ose njësi mbështetëse operacionale një njësi unike për hetime në stacionet e Prishtinës dhe një zëdhënës”, tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
E situata në tërë Republikën e Kosovës, është e qetë. Por sipas Hoxhës, më e brishtë dhe me mundësi tensionimi ende mbetet veriu i vendit.
“Situata në veri të Kosovës edhe më tutje, situata e sigurisë mbetët e brishtë me mundësi të tensionimit si rezultat i aktiviteteteve të strukturave ilegale dhe grupeve kriminale dhe terroriste.
E kryetari i komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha, kërkoi nga Policia e Kosovës të luftohet më shumë dhënia e ryshfetit në komunën e Pejës.
“ Peja nga qyteti fantazmë e të vrasjeve e të hakmarrjeve ka kaluar në qytet të fajdeve, dmth krijohet pasiguri për qytetarët nga persona me fytyra të ngrysura që ia marrin pronat në emër të fajdeve, qytetarëve”, u shpreh kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha.
Në anën tjetër, Rashit Qalaj i PDK-së e Dimal Basha nga LVV, patën mospajtime sa i i përket pagës së zyrtarëve policorë.
“ Kushdo që ka marrë pjesë prej policisë së Kosovës në grupin punes për çështje të rrezikshmërisë, kurrë s’kisha qendru në atë grup punues ku i zvogëlohet rrezikshmëria policëve…. 02:10 – pra nuk thotë i dërgojnë, por i ndërsejnë por nuk ndërsehet njeri, nuk ndërsehet polici hetues”, deklaroi anëtari i Komisionit, Rashit Qalaj.
“106 milionë euro për paga, veç e përpjesëton me numër punonjës del mbi 1 euro del 670 euro ti mundesh me fol por nuk ma jep asnjë dëshmi për me thënë ndryshe, për prokurorinë e dinë qytetarët e Republikës”, tha anëtari i Komisionit, Dimal Basha.
“ Sa i përket rrezikshmërisë, prej drejtorit e poshtë qitu i kanë 105 më pak”, u shpreh anëtari i KOmkisionit, Rashit Qalaj.
Pas disa orësh, raportimi i drejtorit të Policisë vazhdoi me dyer të mbyllura.
Pas përfundimit, i pyetur për lëvizjet e xhandarmërisë serbe afër kufirit, Hoxha tha se Policia me KFOR-in dhe EULEX-in janë në gjendje gatishmërie.
“Ne i kemi vërejtur, monitoruar dhe kemi kapacitetet për me i monitoru. Jemi duke punuar bashkë me KFOR-in EULEX-in. Derisa Radoiçiqi, grupi i tij terrorist vazhdon të mbetet i lirë dhe vazhdon të qëndron në kufi të Kosovës, rreziku është akoma aktiv”, deklaroi drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.
Sipas raportit të vitit 2023, brenda Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje 77 zyrtarë policorë.