TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha: Derisa Radoiçiq është i lirë, rreziku mbetet i lartë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hoxha: Derisa Radoiçiq është i lirë, rreziku mbetet i lartë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha deklaroi se rreziku është aktiv, derisa grupi i Radoiçiqit vazhdon të qëndrojë në kufi të Kosovës. Sipas tij, policia ka ngritur kapacitetet e saj që të ju dalë ballë çdo tentative për destabilizim të vendit. Ai tha se kanë vërejtur lëvizje të forcave serbe në kufirin e vendit, për çka shtoi se i kanë monitoruar në bashkëpunim edhe me KFOR-in dhe EULEX-in. Kështu u shpreh ai pas më shumë se tri orëve, sa zgjati mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë, ku para mediave tha se në pjesën e mbyllur të mbledhjes kanë diskutuar për situatën e sigurisë në veri të vendit.

Ai theksoi se me anëtarët e këtij komisioni kanë diskutuar për punën e policisë dhe arritjen e përmbushjes së misionit të sigurisë së qytetarëve në kufijtë e vendit.

“Në pjesën e mbyllur ne kemi folur për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, pjesën e katër komunave veriore atje, punën e policisë, angazhimin, sfidat që ne i kemi si polici në tentim të përmbushjes së misionit tonë të sigurisë së qytetarëve dhe sigurisë të kufijve tanë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës”, deklaroi ai.

Ai nuk komentoi deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, veçse shtoi se në afërsi të kufirit të Kosovës ka pasur lëvizje të forcave serbe.

“Policia e Kosovës i ka kapacitetet e veta në funksion edhe të ngritura në nivelin më të lartë të gatishmërisë me qëllim që çdo sulm, tentativë për destabilizim të vendit me i dal ballë edhe me kry detyrën me sukses. Ka pasur lëvizje të forcave serbe në kufij të Republikës së Kosovës. Ne i kemi vërejtur, i kemi monitoruar edhe kemi kapacitete që të monitorojmë. Faktikisht ne jemi duke punuar në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in atje, kemi patrullime të përbashkëta. KFOR-i ka shtuar prezencën e vet me ushtarë atje edhe me teknikë. Kështu që duhet të shpresojmë që të mos kemi telashe serioze. Sidoqoftë, derisa Radoiçiqi, grupi i tij terrorist vazhdon të jetë i lirë dhe vazhdon të qëndrojë në kufi të Kosovës, rreziku është akoma aktiv”, shtoi ai para mediave.

Në takimin e djeshëm të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës, Hoxha tha se kanë diskutuar për adresimin e 14 kërkesave. Drejtori i Policisë tha se po punojnë për përmirësimin e kushteve, përfshirë uniformën, ushqimin e transportin.

Ai foli edhe për Ligjin e ri për Rregullat në Trafik, për çka tha se siguria në trafik është një nga prioritetet e Policisë së Kosovës.

“Ne kemi një situatë jo të favorshme të sigurisë në trafik. Siguria në trafik është një nga prioritetet e Policisë së Kosovës. Ne për këto 24 vite pas luftës, 25 po bëhen, kemi humbur mbi 2800 persona. Më shumë kemi humbur njerëz në këtë se në çdo formë tjetër të krimit. Prandaj duhet të jetë prioritet siguria në rrugë dhe mendoj që ashpërsimi i dënimeve, ashpërsimi i masave do ta arrijë efektin e vet. Normalisht që vetëdijesimi i shoferëve tanë e ka efektin më të madh. Mirëpo, ata që nuk vetëdijesohen me fushata dhe me masa të buta, do të ndëshkohen dhe do të marrin edhe dënime të merituara sipas masave që do të jenë në fuqi në të ardhmen”, përfundoi ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

ATK: Nga 1 qershori, pagesat mbi 2 mijë euro me individë s’lejohen me para cash

ATK: Nga 1 qershori, pagesat mbi 2 mijë euro me individë s’lejohen me para cash

Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare: Synohet zgjidhje për Rugovën, Lugun e Butë dhe Deçanin

Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare: Synohet zgjidhje për Rugovën, Lugun e Butë dhe Deçanin

Hoti vizitoi Qendrën e Aftësimit Profesional në Mitrovicë

Hoti vizitoi Qendrën e Aftësimit Profesional në Mitrovicë

Gjini: Nëse duam spitale moderne, shkolla cilësore e paga dinjitoze, duhet fuqizuar ekonomia

​Gjilan: Hajnat me maska thyejnë kasafortën e qendrës tregtare, vjen 12 mijë euro

​Dy vjedhje të parave për humanizëm në Obiliq, dy të dyshuarit në ndalim 48 orë

Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai, katër prej tyre akuzohen për trafikim droge

Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai, katër prej tyre akuzohen për trafikim droge

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën