TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj për letrën e dërguar Bakojanisit: Zotimet e krerëve të shtetit nuk janë formalitet

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Konjufca zëdhënës i Qeverisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se letra e tre krerëve shtetëror dërguar raportueses së Këshillit të Evropës, Dora Bakojanis, ku ata janë zotuar se do t`i respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjeve së Brukselit dhe të Ohrit, e cila përfshin edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të cilësohet formalitet, siç e quan pushteti.

Kjo pasi sipas tij, gama e zotimeve në atë letër është shumë e gjerë dhe përfshinë obligime konkrete.

“E kuptueshme që letra e tre krerëve shtetëror dërguar raportueses së KiE, Dora Bakojanis, mund të jetë standard para aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por kurrsesi nuk mund të cilësohet formalitet, siç e quan pushteti, sepse gama e zotimeve në atë letër është shumë e gjerë dhe përfshinë obligime konkret”, ka shkruar ai.

Tutje, Hardinaj ka pyetur se pse kanë pasur nevojë që deri me tash ta zhagisin zbatimin e kësaj marrëveshjeje e të thonë herë e zbatojmë herë nuk e zbatojmë.

“Ata zotohen se do të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjeve të Brukselit e Ohrit, duke përfshirë edhe Asociacionin. Pyetja është, pse kanë pasur nevojë që deri me tash ta zhagisin zbatimin e kësaj marrëveshjeje e të thonë herë e zbatojmë herë nuk e zbatojmë. Psh. thuhet se liderët institucionalë zotohen se “do të respektohet pavarësia e gjyqësorit dhe do të hiqet dorë nga “kritikat e tepruara ndaj gjyqësorit”. Kjo dmth se këta zotohen të heqin dorë nga diçka që e kanë aplikuar deri me tash”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai ka thënë se aty thuhet “të përmbahemi nga përdorimi i policisë speciale në veri të Kosovës për detyra të zakonshme policore e të sigurohemi se ato dislokohen vetëm në rast nevoje”, që i bjen se deri me tash nuk e kanë zbatuar këtë standard që aq shpesh është kërkuar nga aleatët tanë”.

Ai ka thënë se është e habitshme se si liderët institucionalë të Kosovës, deri me tash kanë shpërfillur kërkesat e njëjta nga nivele shumë të larta të ShBA dhe BE.

“Zotohen për shpronësimet në veri; Për mbrojtjen e pronave të Kishës Ortodokse Serbe; Për integrimin e pakicave; për gjuhët e tyre, shkollimin tekstet … e kështu me radhë. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është ngjarje e madhe dhe hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE dhe ndoshta letra e zotimeve drejtuar Bakojanis përfshihet në këtë kuadër, por është e habitshme se si liderët institucionalë të Kosovës, deri me tash kanë shpërfillur kërkesat e njëjta nga nivele shumë të larta të ShBA dhe BE, dhe pikërisht për këtë sot jemi edhe nën sanksione, edhe në marrëdhënie shumë të acaruara me ShBA e BE, edhe të detyruar t’i përsërisim zgjedhjet në veri, edhe të merremi me dinarin, edhe në pozitën më të keqe të mundshme në procesin e dialogut me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rritet turizmi në Kosovë, ja sa është numri i vizitorëve të huaj në maj

​Rritet turizmi në Kosovë, ja sa është numri i vizitorëve të huaj në maj

​ASK: Rritet numri i të punësuarve në sektorin e shërbimeve, bie qarkullimi në maj

​ASK: Rritet numri i të punësuarve në sektorin e shërbimeve, bie qarkullimi në maj

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë për krime lufte ndaj një personi në Vushtrri

​Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Erdogan e Trump zhivllojnë takim në kuadër të Samitit të NATO-s

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Avokati Sallahu: Supremja ua njeh të drejtën për dy pensione veteranëve të UÇK-së

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën