Është arrestuar një person në Deçan, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.
I dyshuari ka penguar policët, derisa po merreshin më një rast, andaj më vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 12:30.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti kishte penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë derisa po merreshin me një rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së./teve1.info/