TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti përmbledh arritjet e Qeverisë në tre vjetët e fundit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti mohon se dialogu i ka marrë kohë, thotë se më shumë ju mori gazetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë këtyre tre vitesh të qeverisjes ka qenë punësimi më i lartë ndonjëherë.

Ai ka thënë se ka dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës se kur e morëm detyrën.

“ Punësimi është më i lartë se çka qenë ndonjëherë. Ka dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës se kur e morëm detyrën. Afër 10 mijë të rinj mes moshës 18-29 vjeç janë punësuar përmes platformës qeveritare Superpuna. Mbi 12 mijë gra janë punësuar përmes masave dhe mbështetjes sonë direkte. Eksportet dhe Investimet e Huaja Direkte janë dyfishuar”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka thënë se në tri vjet qeverisje kanë rishpërndarë rreth 1.2 miliard euro te qytetarët dhe bizneset përmes masave të shumta, pa krijuar borxhe të reja.

“Kemi pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajonin e Ballkanit për qytetarë në ballafaqim me inflacionin dhe krizën energjetike, si përqindje e Bruto Produktit Vendor sipas Raportit të Bankës Botërore. Shpenzimet kapitale në vitin e kaluar shënuan vlerë rekord prej 555 milionë euro të ekzekutuara. Ndërkohë që borxhin publik e kemi në nivelin më të ulët në Evropë”.

Me tej, Kurti tha se në vitin 2020 faturat e papaguara nga qeveritë e kaluara për mallra dhe shërbime që kanë marrë nga bizneset kanë qenë në vlerë prej 140 milionë euro, ndërsa sipas tij në fund të vitit të kaluar ky borxh është ulur në vetëm 33 milionë.

“Qarkullimi i bizneseve në vitin 2023 ishte për 58% më i lartë se ai në vitin 2019, vit parapandemik.  Bruto Produkti Vendor ka arritur vlerën 9.6 miliardë euro, nga 6.7 miliardë euro sa ishte kur morëm qeverisjen nën drejtim – pra 3 miliardë euro më shumë për tri vjet qeverisje, me deficit minimal. Qeverive në të kaluarën u duhej tri vjet kohë për t’ia shtuar 1 miliard euro ekonomisë, dhe atë përmes borxheve dhe shfrytëzimit të fondeve të mbledhura nga privatizimi.

Për këto e më shumë, jemi krenar dhe ballëhapur. Tre vjet pas, entuziazmi i qytetarëve për qeverinë tonë është vullneti ynë për të shërbyer. Besimi i tyre për qeverinë tonë është vlerësimi më i lartë për punën e deritanishme dhe frymëzimi për punën që vazhdon”, ka shkruar ai./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve

Osmani kujton Betejën e Loxhës: Sakrifica e dëshmorëve mbetet e pavdekshme

Osmani kujton Betejën e Loxhës: Sakrifica e dëshmorëve mbetet e pavdekshme

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

Dëmtohet një gyp në Podujevë, ndërpritet furnizimi me ujë deri nesër

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë – Arritshmëria mesatare 48.35%

Argjentina bën mrekullinë, kualifikohet në çerekfinale

Kalimi nëpër Serbi -Shumë mërgimtarë s’e zbatojnë thirrjen e institucioneve

Kalimi nëpër Serbi -Shumë mërgimtarë s’e zbatojnë thirrjen e institucioneve

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, përmend presionin dhe mungesën në bashkëpunim

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, përmend presionin dhe mungesën në bashkëpunim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën