Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se nuk ka pse të rrëzohet Qeveria.
Mirëpo, siç tha ai nëse opozita dëshiron zgjedhje, ata janë të gatshëm të ulën e të bisedojnë për shpërndarjen e Kuvendit.
“Unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme, mund ta bëjmë me dy të tretat e Kuvendit shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje. Nëse opozita është rehat, ne jemi edhe më rehat, po qeverisim fare mirë, jemi rehat me punën që bëjmë. Pra, nëse vetëm opozita dëshiron zgjedhje, ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarjen e kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje, por nuk ka pse të rrezohet qeveria. Qeveria e mbarë dhe e mirë nuk rrezohet, vazhdon, mirëpo nëse opozita është e interesuar që mos t’i kemi ne 12 muaj në vitin e fundit, atëherë jemi të gatshëm të ulemi dhe të bëjmë shpërndarjen e kuvendit, të shkojmë në zgjedhje të reja me shpërndarje të kuvendit”, tha Kurti në konferencë për media.