TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Haxhiu: Do të hapim 100 pozita për noterë, përfshirë edhe në komunat me shumicë serbe

by teve1
3 vjet ago
0
A A
​Haxhiu: Do të hapim 100 pozita për noterë, përfshirë edhe në komunat me shumicë serbe

Për herë të parë do të përfshihen edhe komunat me shumicë serbe, për të aplikuar për noterë, për të shtrirë kështu shërbimin noterial, deri ku shtrihet sovraniteti i Kosovës. Kështu tha Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në ceremoninë e certifikimit të kandidatëve që kanë kaluar provimin e noterisë.

Ministrja Haxhiu thotë se si ministre deri më tani nuk ka mundur që t’i emëroj noterë kandidatët që kanë dhënë provimin e noterisë në procesin e vitit 2019, i cili ishte proces me ndërhyrje nga brenda dhe jashtë. Ajo shton se i duket proces i pa drejtë ndaj noterëve të rinj, sepse detyra për ta ka qenë shumë e vështirë, përkundër provimit të vitit 2019.

“Si ministre deri më tani nuk kam mundur që t’i emëroj noterë kandidatët që kanë dhënë provimin e noterisë në procesin e vitit 2019, duke e ditur se ka qenë proces më i kompromentuar ndonjëherë, ndërhyrje nga brenda, ndërhyrje nga jashtë, gjithandej… Më duket e pa drejtë ndaj jush, sepse ju jeni nënshtruar një procesi transparent e meritor, besa ka pasur ankesa që detyra ka qenë shumë e vështirë, ndërsa ata e kundërta e kësaj, por jemi ku jemi… Kam kënaqësinë e veçantë të ju uroj të gjithë që po certifikoheni sot që në të ardhmen si noterë do t’i shërbeni dhe kontribuoni sistemit noterial dhe sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës… Do të hapim 100 pozita të lira për noterët në territorin e Republikës së Kosovës për të gjitha komunat, përfshirë këtu për herë të parë dhe komunat me shumicë serbe në veriun e vendit tonë, për të shtrirë kështu shërbimin noterial, deri ku shtrihet sovraniteti i Republikës së Kosovës”, thotë Haxhiu.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit për dhënien e provimit për noteri, Filloreta Lekiqi, uroi që të gjithë që të kenë sa më shpejtë mundësinë që të ushtrojnë profesionin dhe ta bëjnë me nderë dhe profesionalizëm.

“Kam nderin të i uroj kandidatët që kanë kaluar me sukses provimin e noterisë, duke marrë parasysh të gjithë angazhimet që i kemi bërë ne si komision dhe ju si kandidat… Që nga sot mund ta ushtroni profesionin për të cilin keni ardhur për t’u certifikuar, uroj që të keni sa më shpejt mundësin që të ushtroni profesionin dhe ta bëni me nderë dhe profesionalizëm”, shprehet ajo.

Vetëm 59 kandidatë nga 437 kanë kaluar provimin e noterisë, të cilët janë certifikuar sot nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën