TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kina vazhdon të përbëjë kërcënimin kryesor për SHBA-në

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kina vazhdon të përbëjë kërcënimin kryesor për SHBA-në

Zyrtarët e lartë amerikanë e konsiderojnë luftën e Rusisë në Ukrainë një rrezik kombëtar për vetë Shtetet e Bashkuara, megjithatë ata vlerësojnë se ky rrezik mbetet pas Kinës kur bëhet fjalë për kërcënimet afatgjata ndaj sigurisë së Amerikës.

Paralajmërimi vjen nga Ely Ratner, ndihmës sekretari i Departamentit të Mbrojtjes për çështjet e sigurisë së Indo-Paqësorit, si pjesë e dëshmisë së tij në një seancë që mbahet të mërkurën në Komisionin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve për sfidat e sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit.

“Republika Popullore e Kinës vazhdon të paraqesë sfidën më gjithëpërfshirëse dhe serioze për sigurinë tonë kombëtare”, do t’u thotë zoti Ratner ligjvënësve, sipas një kopjeje të komenteve të tij të siguruar nga Zëri i Amerikës.

“Republika Popullore e Kinës mbetet i vetmi vend me vullnetin dhe aftësitë gjithnjë e më të mëdha për të mbizotëruar në rajonin e Indo-Paqësorit duke zhvendosur Shtetet e Bashkuara”, paralajmëron zoti Ratner, duke shtuar, “RPK po ndjek qëllimet e saj me aktivitete gjithnjë e më shtrënguese në ngushticën e Tajvanit, detet e Kinës Jugore dhe Lindore, përgjatë vijës së kontrollit aktual me Indinë dhe më gjerë.”

Kjo nuk është hera e parë që zoti Ratner flet për kërcënimin në rritje nga Pekini.

Në tetor ai foli për ushtrinë e Kinës lidhur me atë që ai e përshkroi si një “rritje të mprehtë” të sjelljes së rrezikshme në detet e Kinës Lindore dhe Jugore.

Ndihmës sekretari i Departamentit të Mbrojtjes Ratner paralajmëroi gjithashtu se udhëheqësit e Kinës “po e shrytëzonin gjithnjë e më shumë PLA-në [Ushtrinë Çlirimtare Popullore] si një instrument masash shtrënguese”.

Në raportin vjetor të Pentagonit për Fuqinë Ushtarake të Kinës thuhet se arsenali bërthamor i Kinës është rritur më shpejt se sa pritej, ndërsa Pekini po ndërton infrastrukturën e nevojshme për një zgjerim të mëtejshëm të forcave të tij bërthamore.

Kina i është përgjigjur akuzave të tilla duke akuzuar SHBA-në se po e ekzagjeron kërcënimin.

Të martën, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin lëshoi një paralajmërim të tijin, duke theksuar kërcënimin nga agresioni i Rusisë në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Ukrainës sepse është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Sekretari Austin në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Ramstein të Gjermanisë. “Por ne gjithashtu qëndrojmë pranë Ukrainës sepse është vendimtare për sigurinë tonë.”

“Shtetet e Bashkuara do të përballeshin me rreziqe të reja të rënda në një botë ku agresioni dhe autokracia janë në marshim dhe ku tiranët janë inkurajuar dhe ku diktatorët mendojnë se mund ta fshijnë demokracinë nga harta”, tha më tej ai.

Zyrtarët e zbulimit amerikan vlerësuan kohët e fundit se kërcënimet nga Rusia dhe Kina janë të lidhura dhe se lufta e Rusisë ka shërbyer për të inkurajuar udhëheqjen e Kinës.

Drejtorja e zbulimit Kombëtar Avril Haines u tha ligjvënësve në fillim të këtij muaji se Pekini ka arritur të marrë lehtësimet e kërkuara prej kohësh nga Moska në këmbim të mbështetjes për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Drejtori i CIA-s, William Burns, tha se suksesi rus në Ukrainë mund të “ngjallë ambiciet e udhëheqjes kineze në rastet e paparashikuara që shkojnë nga Tajvani deri në Detin e Kinës Jugore”.

Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes Ely Ratner do t’i informojë ligjvënësit amerikanë të mërkurën për masat e Departamentit të Mbrojtjes drejt forcimit të aleancave kryesore në Indo-Paqësor dhe zhvillimit të asaj që ai e quan një “forcë rajonale” përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Filipinet dhe Australinë.

Ai do të dëshmojë gjithashtu se buxheti i propozuar i Pentagonit për vitin 2025 po i jep përparësi investimeve në energjinë ajrore, detare dhe nënujore, si dhe në modernizimin e forcave bërthamore të SHBA-së me një sy drejt përpjekjeve të vetë Pekinit për modernizimin ushtarak./voa

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Bie borë në Kukës, temperaturat pësojnë ulje të shpejtë

Bie borë në Kukës, temperaturat pësojnë ulje të shpejtë

Trump: Negociatorët amerikanë në Pakistan të hënën për bisedime me Iranin

Pakistani bën thirrje për zgjatje të armëpushimit SHBA-Iran

Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja duhet ta përjashtojë nga grupi parlamentar

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja duhet ta përjashtojë nga grupi parlamentar

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën