TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vllasi: Kërcënimet e Vuçiqit janë vetëm përralla, e ka politikë nacionaliste

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Vllasi: Kërcënimet e Vuçiqit janë vetëm përralla, e ka politikë nacionaliste

Analisti politik, Azem Vllasi duke komentuar kërcënimet nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për pushtim të Kosovës, ka thënë se janë përralla dhe sipas tij, kjo është thjeshtë politikë nacionaliste serbe.

Për Vllasin, Vuçiq deklarimet e tilla po i bën sa për të mos e humbur përkrahjen e opinionit që e ka përbrenda.

Ai ka vlerësuar se krejt çka po synon Vuçiq është arritja e themelimit të Asociacionit si një “gogol” përbrenda, për ta destabilizuar strukturën kushtetuese të Kosovës.

“Vuçiq e ka për qëllim si ta heq qafe Kosovën dhe mos ta humb përkrahjen përbrenda duke deklaruar se ai vetëm e ka preokupim çështjen e serbëve të Kosovës dhe çështjen e tyre ta zgjidhë më Bashkësinë e Komunave Serbe dhe të mbetet ajo si një instrument i qeverisjes se serbëve të Kosovës dhe territoret e komunave në veri t’i qeverisë prej Beogradit. Dhe atë Zajdenicë ta lë si ‘gogol’ përbrenda për ta destabilizuar strukturën kushtetuese të Kosovës. Këto kërcënime janë përralla, sepse Serbia nuk mund i turret më me forcë askujt, e ka vetëm politikë nacionaliste”, është shprehur ai në emisionin “Info Nata” në TËVË 1.

Gjithashtu, analisti Vllasi tha se edhe Vuçiq e ka kuptuar se Kosova është punë e kryer dhe tash kërkohet vetëm normalizimi i marrëdhënieve.

“Qëllimi i Vuçiqit është ta mobilizojë opinionin e brendshëm në përkrahje të tij. Çështjen e Kosovës e ka një prej temave për ta forcuar pushtetin e vet, ndryshe Vuçiq mirë e di, se çështja e Kosovës është e kryer, atë çështje e ka zgjidhe historia, Kosova është shtet, tash tema kryesore është si të normalizohen marrëdhëniet”, ka shtuar ai.

Kujtojmë, se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku tha se Perëndimi duhet të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse ata zgjedhin Kosovën, Vuçiq ka thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca kërkon nga BE-ja përshpejtim të statusit të kandidatit për Kosovën

Konjufca kërkon nga BE-ja përshpejtim të statusit të kandidatit për Kosovën

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë Deklaratën e Delfit

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë Deklaratën e Delfit

Kërkohet ndërgjegjësim i qytetarëve në mbrojtje të mjedisit

Kërkohet ndërgjegjësim i qytetarëve në mbrojtje të mjedisit

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

KQZ pa buxhet për zgjedhjet eventuale, i duhet rreth 7 milionë euro

AARC takim në Departamentin amerikan të Shtetit: Fryma e Ohrit në rrezik, shqiptarët përballen me tolerim në vend të barazisë

Kurti: Opozita të gjej një kandidat jashtë politikës

Kurti: Opozita të gjej një kandidat jashtë politikës

Projektligji në Mbretërinë e Bashkuar ndalon blerjen e duhanit për të gjithë të lindurit pas 2008

Projektligji në Mbretërinë e Bashkuar ndalon blerjen e duhanit për të gjithë të lindurit pas 2008

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën