TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gecaj për deklaratën e Hovenier: Ndërkombëtarët kanë filluar ta shtrëngojnë gjuhën ndaj Serbisë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Gecaj për deklaratën e Hovenier: Ndërkombëtarët kanë filluar ta shtrëngojnë gjuhën ndaj Serbisë

Ish-ushtaraku, Hysen Gecaj duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier si kundërpërgjigje të kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Bashkësia ndërkombëtare ka filluar të shtrëngojë gjuhen karshi Serbisë.

Gecaj, ka vlerësuar se Hovenier në krahasim me ambasadorët e kaluar që ishin në Kosovë, ka qenë më konkret në deklarimet e tij.

“Ambasadori amerikan e ka thënë sot shumë konkret, çka është edhe kjo një risi në krahasim me të kaluarën të cilën ambasadorët në Kosovë nuk kanë qenë shumë regjid dhe shumë konkret në deklarimet e tyre, por tash kanë filluar edhe Bashkësia ndërkombëtare pak a shumë më shtrënguar pak edhe gjuhen e tyre karshi Serbisë e cila po i nxjerr problem edhe atyre, përveç vendeve në regjion”, është shprehur ai në emisionin ‘Këndi i Debatit në Tëvë 1.

Ndërsa, lidhur me kërcënimet e Vuçiqit, Gecaj ka konsideruar se janë retorikë e vazhdueshme që nga koha e Millosheviqit.

Për Gecajn, deklarimet e Vuçiqit po bëhen për konsum të brendshëm.

“Kjo retorikë është e vazhdueshme që nga mbarimi i luftës në Kosovë dhe politikanët herë njëri herë tjetri e kanë thënë në vazhdimësi. Jo ndoshta në situatë si kjo që e ka thënë Vuçiq dhe kaq hapur, por porosia, mesazhi ka qenë i njëjtë. Përveç këtij mesazhi ne nuk duhet të befasohemi sepse politika nuk ka ndryshuar që nga koha e Millosheviqit është po e njëjta, pot ë njëjtat ato kërcënime. Vuçiq e bën këtë për konsum të brendshëm”, ka shtuar ai.

E ambasadori amerikan, Jeff Hovenier gjatë ditës ka komentuar deklaratën kërcënuese të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq duke thënë se nuk duhet të mbesim pa gjumë për shkak të këtij kërcënimi, kjo pasi sipas tij, aleanca më e fuqishme në histori është prezente në Kosovë.

“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesin pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshëm”, ka deklaruar ai para mediave.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku tha se Perëndimi duhet të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse ata zgjedhin Kosovën, Vuçiq ka thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca kërkon nga BE-ja përshpejtim të statusit të kandidatit për Kosovën

Konjufca kërkon nga BE-ja përshpejtim të statusit të kandidatit për Kosovën

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë Deklaratën e Delfit

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë Deklaratën e Delfit

Kërkohet ndërgjegjësim i qytetarëve në mbrojtje të mjedisit

Kërkohet ndërgjegjësim i qytetarëve në mbrojtje të mjedisit

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

KQZ pa buxhet për zgjedhjet eventuale, i duhet rreth 7 milionë euro

AARC takim në Departamentin amerikan të Shtetit: Fryma e Ohrit në rrezik, shqiptarët përballen me tolerim në vend të barazisë

Kurti: Opozita të gjej një kandidat jashtë politikës

Kurti: Opozita të gjej një kandidat jashtë politikës

Projektligji në Mbretërinë e Bashkuar ndalon blerjen e duhanit për të gjithë të lindurit pas 2008

Projektligji në Mbretërinë e Bashkuar ndalon blerjen e duhanit për të gjithë të lindurit pas 2008

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën