TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komisioni për Buxhet miraton kërkesën e KQZ-së për mjete shtesë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kur skadon pasta e dhëmbëve? Faktet që duhet t’i dini

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve shtesë buxhetore për vitin 2024.

Shuma e kërkuar nga KQZ-ja është mbi 1.5 milion euro dhe ka të bëjë me procesin e zgjedhjeve në qendrat komunale të numërimit.

Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se kërkesa ka të bëjë me blerjen e kamerave në secilin vendvotim dhe për blerjen e pajisje harduerike dhe softuerike për transparencë.

“Janë të ndara pjesa kapitale dhe mallra dhe shërbime, sepse disa pjesë janë softuerike, disa janë pajisje që duhet blerë, por sidoqoftë janë 500 mijë euro për procesin e transparencës, janë edhe 750 mijë euro që do të blihen pajisje harduerike dhe softuerike për transparencë, si dhe një milion euro janë për blerjen e kamerave për secilin vendvotim, që në total e kalojnë 1.5 milion euro vetëm për procesin e transparencës në qendrat komunale të numërimit për gjithë vendin”, tha Ahmeti.

Kurse, kryetari KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se buxheti i përgjithshëm i KQZ-së për vitin 2022 ishte 6 milionë e 24 mijë e 134 euro, ndërsa ka theksuar se prej kësaj shumë është shpenzuar 93.2 për qind.

“Pjesa më e madhe e këtij buxheti, shuma prej 4 milion e 200 mijë euro i takon kategorisë së subvencioneve dhe transferove, Në përgjithësi buxheti është shpenzuar 93.2 për qind, apo në shumën prej 5 milion e 617 mijë euro. Edhe një raport tjetër e kemi dorëzuar ku e kemi pasqyruar shpenzimin e buxhetit për vitin 2022, kjo ka qenë me raportin vjetor të punës së KQZ-së, i cili është dërguar Kuvendit të Kosovës vitin e kaluar”, tha Radoniqi.

Deputeti nga Vetëvendosje, Visar Korenica ka thënë se është zhgënjyese që gjatë raportit llogaritë e arketueshme nuk janë paraqitur siç duhet, për çfarë ka kërkuar të eliminohen këto probleme në të ardhmen.

“Raporti i auditimit të cilin e kemi pranuar po paraqet që nuk është gjendje e mirë e mbajtjes së llogarive në këtë institucion. Raporti është i kualifikuar, që është për më tepër zhgënjyese që mos të paraqitet si duhet llogarite e arketueshme. Kuptoj që keni pas mundësi të keni ndonjë problem me pasurinë për regjistrimin e stoqeve, por që me pas probleme me llogaritë arketueshme nuk po e shoh të arsyeshme”, tha Korenica.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, pati kritika për raportin e vitit 2022, përderisa tha se jemi në vitin 2024.

“Ne jemi duke e trajtuar një raport të vitit 2022 dhe jemi në vitin 2024, në vend se të mendojmë për raportimin e vitit 2023, ne ende para dy viteve merremi me raportet e institucioneve të pavarura, nuk është vetëm ky komision. Ne e kemi miratuar në Kuvendin e Kosovës një rregullore dhe goxha jemi krenuar që kemi bërë një ndryshim, dhe kemi sjellë një burokraci më të tepruar dhe një barrë më ë madhe sa i përket llogaridhënies së institucioneve dhe një vonesë, ku çdo vonesë është edhe në mundësinë e përmirësimit të gjendjes”, tha Lushtaku./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orë

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Policia ndalon veturën me municion dhe radiolidhje në Kllokot

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orë

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Policia ndalon veturën me municion dhe radiolidhje në Kllokot

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën