TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria me njoftim për takimin në Bruksel, krahas dinarit thotë se u diskutua edhe zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Lajçak paralajmëron takime tjera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar rreth takimit të Brukselit i cili u zhvillua sot në mes të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe përfaqësuesit serb, Petar Petkoviq, raporton teve1.info

Sipas komunikatës së Qeverisë, takimet e zhvilluara ishin bilaterale me BE-në, si dhe trilaterale me palën tjetër.

“Çështja qendrore e këtij takimi, ishte zbatimi i Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Zbatues të Ohrit. Mbi këtë, zëvendëskryeministri ritheksoi se nënshkrimi i marrëveshjes është garanci për zbatim të plotë të saj, konform refuzimit të vazhdueshëm nga Serbia si për nënshkrim, ashtu dhe zbatim. Marrëveshja duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të barabartë e të balancuar mes palëve e që reflekton zbatimin në plotni të saj”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, ndër të tjera në takim u trajtuan mundësitë se si të formalizohet e respektivisht të regjistrohet Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit.

“U kuptua brenga e Kosovës se mosnënshkrimi ka ndikuar në moszbatim të marrëveshjes, por edhe në ashpërsinë e situatave në terren, qoftë përmes barrikadave, qoftë me sulme si ai në Banjskë, e që më pas kulmoi me letrën e kryeministres Bërnabiqit drejt BE-së dhjetorin e kaluar, ku mes tjerash thuhet se Serbia nuk e respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Kundrejt kësaj, në takim u riafirmua përsëri refuzimi nga pala serbe mbi marrëveshjen, në zbatim e nënshkrim të saj. Në prani të ndërmjetësuesit, kryenegociatori serb e bëri të qartë që për Serbinë nuk do të zbatohen asnjëherë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me njohjen de facto, integritetin territorial apo anëtarësimin e Kosovës në OKB”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës së Qeverisë, në takim u diskutua edhe mbi tema të tjera të procesit të dialogut si çështja e energjisë dhe mbarëvajtja e zbatimit të saj në terren si dhe kërkesa nga ana e Kosovës për kthimin e artefakteve e për të cilën pala kosovare ka dorëzuar dhe dosje drejt BE-së.

Ndërsa sa i përket temës së dinarit serbe, në fund të komunikatës thuhet se u përmend edhe rregullorja e BQK-së.

“Më tej, u përmend dhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës dhe shqetësimet e fundit rreth saj. Palët u dakorduan që deri në fundjavë të sjellin ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër, gjithnjë duke respektuar vendimin në fjalë të BQK-së. Palët u pajtuan që të ofrojnë propozime teknike deri me datë 22 mars, të tilla që pastaj do trajtohen tutje në një takim të ri. Republika e Kosovës e ka bërë të qartë që do ofrojë zgjidhje teknike sipas planit që ajo u ka ofruar edhe shteteve të QUINT-it javë më parë”, thuhet në këtë komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

T: Scott Bamforth shpallet “MVP i Javës”

T: Scott Bamforth shpallet “MVP i Javës”

Hadërgjonaj në ekipin e javës në Turqi

Florent Hadërgjonaj mungon ndaj Trabzonsporit

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Teherani refuzon armëpushimin me SHBA-në, kërkon garanci kundër rifillimit të luftës

Teherani refuzon armëpushimin me SHBA-në, kërkon garanci kundër rifillimit të luftës

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Ismajli pret më shumë nga Torino

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën