TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spahiu thotë se interesi i Kosovës është zbatimi i marrëveshjes së Ohrit: Kurti po qet “kerefekte”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Spahiu thotë se interesi i Kosovës është zbatimi i marrëveshjes së Ohrit: Kurti po qet “kerefekte”

Një vit më parë me 18 mars të vitit 2023 në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Por që në përvjetorin e kësaj marrëveshjeje kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka shprehur keqardhje që niveli i zbatimit të saj nga palët sipas tij, ka qenë i pakënaqshëm.

Derisa profesori universitarë, Nexhmedin Spahiu tha se është në interes të Kosovës zbatimi i kësaj marrëveshjeje, por që sipas tij, ai i cili po kërkon kushte shtesë është kryeministri, Albin Kurti.

“Interesi kombëtar i Kosovës është që kjo marrëveshje me u zbatu nuk varet veç prej neve , varet edhe prej Serbisë, varet më shumë prej Serbisë por në këtë rast ai i cili po qet kushte shtesë që po nxjerrë “kerefekte” në këtë marrëveshje, është kryeministri i Kosovës sepse po kërkon që marrëveshja me u nënshkru. Ndërmjetësit ndërkombëtarë e kanë pa të arsyeshme që me ia mundësu Vuçiqit si lehtësim mos me nënshkru marrëveshjen por me implementu”, tha Spahiu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Derisa i pyetur se çka e garanton nënshkrimi zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit ai tha se Kosova nuk ka dobi prej nënshkrimit, por prej implementimit të marrëveshjes.

“Kurgjë nuk e garanton, nënshkrimi nuk e garanton edhe ne s’kemi kurfarë … ne kemi dobi prej implementimit të marrëveshjes nga ana e Vuçiqit. Nuk kemi dobi prej nënshkrimit, ai mundet me nënshkru dhe mos me zbatu”, tha më tej Spahiu.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lënë fajtore Serbinë për moszbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, ku Bashkimi Evropian ka bërë fajtore Kosovën dhe Serbinë për moszbatim të marrëveshjes, Osmani, ka thënë se kur sheh veprimet e të dyja palëve e kupton që Serbia është ajo që nuk ka respektuar marrëveshjet.

Në anën tjetër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është me rëndësi të madhe për ruajtjen e sigurisë.

Rama në platformën “X” tha se Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

Madje sipas Ramës, çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Të premten, 7 lagje në Prishtinë pa ujë të pijshëm

Nga tryeza për bashkëjetesën ndërfetare kërkohet unitet e dialog

Nga tryeza për bashkëjetesën ndërfetare kërkohet unitet e dialog

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë

Rasti Banjska, mirëpritet kërkesa për burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve

Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve- ndërpritet puna në disa vendpunishte

Zogaj: Jemi pro rikthimit të Osmanit në LDK

Zogaj: Jemi pro rikthimit të Osmanit në LDK

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti: Të fokusuar për shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes

Konjufca: Dialogu me Serbinë në gjendje të vështirë, akuzon Beogradin

Konjufca: Dialogu me Serbinë në gjendje të vështirë, akuzon Beogradin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën