Ministri i Financave, Hekuran Murati sot ka prit në takim ambasadorin jo-rezident të Bangladeshit në Kosovë, Mosharraf Hossain Bhuiyan.
Sipas njoftimit të ministrisë, të dy palët kanë biseduar për marrëdhëniet Kosovë – Bangladesh dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes për të dyja palët.
Murati e ka njoftuar ambasadorin lidhur me përparësitë e të investuarit në Kosovë, duke nënvizuar moshën e re e popullsisë dhe nivelin e tatimit në të ardhurat e koorporatave si fakte këto që e bëjnë Kosovën një vend tërheqës për investime të huaja.
Ndërsa, ambasadori ka shpreh gatishmërinë për bashkëpunim ndër-biznesor në mes bizneseve të Kosovës dhe të Bangladeshit./teve1.info/