Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ka pritur në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Përmes një njoftimi të LDK-së, bëhet e ditur se temë diskutimi ka qenë gjendja aktuale politike në Kosovë si dhe qendrimet e LDK-së lidhje me këto çështje.
Ndërsa, Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin për programin politik “Rruga e Re”, si dhe misionin euroatlantik si fundament i orientimit ideologjik.
Kreu i LDK-së ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen të cilën ia ka dhënë Mbretëria e Bashkuar Kosovës.
“Kryetari Abdixhiku, i uroi mirëseardhje ambasadorit britanik Hargreaves si dhe i uroi suksese në detyrën e tij, ndërsa temë diskutimi ishin gjendja aktuale politike në vend si dhe qendrimet e LDK-së lidhur me këto çështje. Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Hargreaves për programin politik “Rruga e Re”, si dhe misionin euroatlantik si fundament i orientimit tonë ideologjik”, thuhet në njoftim./teve1.info/