Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave të hënën rreth mesditës në fshatin Raushiq të Pejës, ku si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.
Rastin për Tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se viktimat janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, kurse njësitë kompetente janë dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 11:42 policia është njoftuar se një aksident ka ndodhur në Raushiq, në dalje të Pejës, ku janë përfshirë dy makina ndërsa dy persona janë lënduar. Viktimat janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, kurse njësitë kompetente janë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi./teve1.info/