TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia dhe Ukraina rrëzojnë dhjetëra dronë të njëra-tjetrës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rusia dhe Ukraina rrëzojnë dhjetëra dronë të njëra-tjetrës

Rusia dhe Ukraina thanë se kanë rrëzuar dhjetëra dronë gjatë natës, teksa të dyja shtetet kryen sulme gjatë natës ndaj caqeve të njëri-tjetrit pas vijave të frontit.

Dronët – të mbushur me eksplozivë apo me kamera të avancuara të vëzhgimit – janë përdorur në masë të madhe gjatë luftës dyvjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia ka gjuajtur gjatë natës 37 dronë kamikazë të llojit Shahed – prodhim iranian – dhe tri raketa në territorin ukrainas.

“Si rezultat i operacioneve luftuese, 33 Shahed u rrëzuan në rajonet e Kirovogradit, Odesës, Hersonit, Mikolajivit dhe Harkivit”, thanë Forcat Ajrore përmes një postimi në Telegram.

Në Moskë, Ministria e Mbrojtjes tha se ka penguar 16 dronë ukrainas në orët e para të së premtes.

Afër 15 prej tyre janë shkatërruar mbi rajonin jugor të Volgogradit, që është rajoni më i afërt me vijat e frontit në lindje të Ukrainës me një distancë prej rreth 300 kilometrash.

Edhe një dron u rrëzua mbi rajonin kufitar të Belgorodit, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në Belgorod ka pasur dhjetëra granatime dhe sulme ajrore që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në rajonin verilindor ukrainas të Harkivit gjatë natës nga një sulm ajror rus u plagosën pesë persona, përfshirë një fëmijë i moshës trevjeçare, tha guveneratri Oleg Synegubov. Ai publikoi fotografi të një sërë dyqanesh, dritaret e të cilave ishin thyer dhe pamje ku shfaqej një krater në një rrugë ngjitur me një ndërtesë banimi./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria dhe Kroacia pajtohen për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes, i mohojnë përsëri pretendimet e Serbisë

Shqipëria dhe Kroacia pajtohen për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes, i mohojnë përsëri pretendimet e Serbisë

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të kokainës, 11 urdhër-arreste dhe 12 milionë euro pasuri të sekuestruara

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të kokainës, 11 urdhër-arreste dhe 12 milionë euro pasuri të sekuestruara

Rama vizitë në Itali, pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni

Rama vizitë në Itali, pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni

Hoxha: Vëmendje e veçantë për situatën e shqiptarëve në Serbi

Hoxha: Vëmendje e veçantë për situatën e shqiptarëve në Serbi

Kosova synon medalje për vitin e 14-të rresht në Kampionatin Evropian të xhudos

Nis me fitore për xhudistet kosovare, Evropiani i xhudos në Tbilisi

Policia në Ferizaj sekuestron tri armë dhe hap dy raste penale

Policia në Ferizaj sekuestron tri armë dhe hap dy raste penale

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ulet çmimi i naftës në Kosovë, 1.75 euro për litër

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet pa shenja jete një burrë në “Dragodan” të Prishtinës

Kapën duke peshkuar ilegalisht në Nashec, shoqërohen në polici tre persona

Kapën duke peshkuar ilegalisht në Nashec, shoqërohen në polici tre persona

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë

​Ismet Jashari – Komandant Kumanova, figura kyçe e UÇK-së – sot mbush 59 vjet

​Ismet Jashari – Komandant Kumanova, figura kyçe e UÇK-së – sot mbush 59 vjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën