TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BSPK: Vlera e pagës minimale është vlerë që llogaritet dhe nuk është punë dëshirash

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
BSPK: Vlera e pagës minimale është vlerë që llogaritet dhe nuk është punë dëshirash

BSPK-ja në një komunikatë për media ka deklaruar se vlera e pagës minimale është vlerë që llogaritet dhe nuk është punë dëshirash.

“Duhet të dihet se vlera e pagës minimale është vlerë që llogaritet dhe nuk është punë dëshirash, e në Këshillin Ekonomiko-Social vepron Komisioni Profesional Trepalësh për Paga, Çmime dhe Pensione, i cili e ka për detyrë të shqyrtojë dhe të ofrojë rekomandime për çështje të cilat janë kompetencë e tyre në takimet e KES-it dhe të organeve të tjera qeveritare, me qëllim të orientimit dhe të zbatimit të politikave shtetërore në fushat të cilat i mbulon”, thuhet në komunikatë.

BSPK-ja ka theksuar se në takimin e fundit të KES-it në votim janë hedhur dy propozime për vlerën e pagës minimale – 264 euro dhe 300 euro, por sipas tyre asnjëri nga këto propozime nuk mori votat e duhura, shkruan teve1.info

“Sindikatat e kanë mandatin që ia jep ligji, të përfaqësojnë interesat e sindikalistëve. Në Takimin e fundit të KES-it, më 10 mars, në votim u hodhën dy propozime për vlerën e Pagës minimale – 264€ dhe 300€, dhe asnjëri nga këto propozime nuk mori vota e duhura – 2/3 e votave. Dhe sot kemi një Pagë minimale e cila është hedh në votim në mbledhjen e fundit të KES-it por nuk ka marrë votat e duhura”, thuhet në komunikatë.

BSPK-ja ka bërë me dije se rri fuqishëm pas kërkesave sindikale dhe ndjek të gjitha rrugët ligjore për intensifikimin e veprimeve sindikale në të mirë të ngritjes së mirëqenies ekonomike, sociale e shëndetësore të të punësuarve.

“BSPK-ja rri fuqishëm pas kërkesave sindikale dhe ndjek të gjitha rrugët ligjore për intensifikimin e veprimeve sindikale në të mirë të ngritjes së mirëqenies ekonomike, sociale e shëndetësore të të punësuarve, dhe do të vazhdojë me artikulimin e kërkesave të federatave sindikale në të gjitha format e lejuara me ligj –  po nuk do të tërhiqet. Po ashtu duhet të dihet se Këshilli Ekonomiko-Social – KES-i është organi i nivelit nacional, i cili udhëheq konsultimet dhe u bënë propozime organeve kompetente për çështjet nga marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës, në cilësinë e organit më të lartë trepalësh apolitik e që funksionon si i pavarur, pa ndikim të ndonjë grupacioni ose interesi politik që vjen nga jashtë.  KES-i përbëhet prej pesëmbëdhjetë (15) anëtarëve, të cilët në këtë organ përfaqësojnë interesat e Organizatave të punësuarve, Organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë, dhe pos të tjerash përkujdeset edhe për propozimin e pagës minimale pasi që e ka në mandatin e vet, dhe nga KES-i nuk ka dalë paga minimale pasi që nuk ka marrë votat e duhura. Duam të cekim se KES-i do të vazhdojë me punën rreth përcaktimit të pagës minimale edhe për vitin 2023, që do të mundësojë propozimin e pagës minimale më të lartë se në vitin që jemi, vitin 2022”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

Tags: BSPKpaga minimaleQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Janiq: Vulin i ngarkuar nga Vuçiq që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRIKCS-it

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Këta janë 5 kandidatët nga 4 partitë që po humbin më së shumti vota gjatë rinumërimit

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Ngrica dhe mjegull në orët e mëngjesit gjatë javës

Vdekja e dëshmitarëve, sa do të jetë i vështirë gjykimi për krime lufte në Kosovë?

Vdekja e dëshmitarëve, sa do të jetë i vështirë gjykimi për krime lufte në Kosovë?

Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e Asllanit: “Na pëlqen, por duhet të na bindë”

Paris FC insiston për Asllanin

De Jong insiston se goli i anuluar i Yamalit nuk ishte “pozitë jashtë loje”

De Jong insiston se goli i anuluar i Yamalit nuk ishte “pozitë jashtë loje”

Barcelona ndalet nga Sociedadi

Barcelona ndalet nga Sociedadi

Senegali triumfon në Kupën e Afrikës

Senegali triumfon në Kupën e Afrikës

Milani mposht minimalisht Leccen

Milani mposht minimalisht Leccen

Janiq: Vulin i ngarkuar nga Vuçiq që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRIKCS-it

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Këta janë 5 kandidatët nga 4 partitë që po humbin më së shumti vota gjatë rinumërimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën