Një person i maskuar nën kërcënimin e armës, ka grabitur 300 euro në një pompë të derivateve në Ferizaj.
Policia njofton se nuk raportohet për të lënduar dhe se rasti vazhdon nën hetime, përcjell teve1.info.
Rr. Besim Rexhepi, Ferizaj 06.03.2024 – 1:50. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se në pompën e derivateve ka hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur 300€ para të gatshme dhe është larguar. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar./teve1.info/.