Arrestohet një vajzë në Fushë-Kosovë, pasi e njëjta ka vjedhur një orë dore, një zinxhir ari, një telefon dhe një kuletë me para e dokumente personale.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se e arrestuara tashmë është dërguar në mbajtje, raporton teve1.info.
“Fushë Kosovë, 14.04.2023, 00:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se e dyshuar femër kosovare, e njëjta ia ka vjedhë një orë dore, një zinxhir ari, një telefon, kuletën në të cilën kishte para dhe dokumente personale të viktimës. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./teve1.info/.