TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëshmitari i masakrës së Staradranit: Çdo 5 minuta ekzekutohej nga një person

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Dëshmitari i masakrës së Staradranit: Çdo 5 minuta ekzekutohej nga një person

I mbijetuari i masakrës së Staradranit, Naim Elshani, tha se në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Ekrem Bajroviq, beson në drejtësinë dhe gjyqësinë e Kosovës.

Sa i përket Bajroviqit të akuzuar për krime lufte, Elshani tha se në shumë raste e ka parë të armatosur.

“Unë besoj në drejtësi, besoj në gjyqësinë e Kosovës, unë kam dëshmuar që atë e kam parë në vendin e ngjarjes dhe sot u vërtetua. Unë kam shitur cigare, me të s’kam pasur raporte as të mira e as  të këqija. Ka dëshmitar që Bajroviqi i ka rrahur nga vitit 1991 deri 1999. Nga Bajroviqi s’jam rrahur, sepse nuk më është lejuar të shikoj, pasi kam qenë i mbështetur për muri, mua më kanë rrahur diku 4/5 persona. Mirëpo, atë e kam parë të armatosur në dy tri raste, po ashtu e kam parë kur e ka lëshuar kushëririn tim, Ahmet Elshanin. Ne u jemi bashkëngjitur popullatës civile, pasi që u verifikua që jemi civilë të paarmatosur, kanë filluar rrugën për ikë për Shqipëri, në qendër të fshatit ndalet çdo traktor, secili që e kishte mbiemrin Elshani, e ndalonin aty. Ne kemi qenë të dirigjuar përmes telefonit”, deklaroi Elshani në emisionin “Ditari”

Ndërkaq, për ditën kritike të masakrës, Elshani tha se çdo 5 deri në 10 minuta, bëheshin ekzekutime të njerëzve, madje në mënyra të ndryshme.

“Së pari ka qenë rrahja, aty ka qenë një mulli i misrit, një nga ne futej në mulli. Unë e kam parë edhe një person kur e kanë gjuajtur në zjarr, ajo skenë ka qenë e tmerrshme. Çdo 5 deri në 10 minuta, bënin ekzekutime”, potencoi tutje Elshani në lidhje direkte për Tëvë1.

Kujtojmë se Prokuroria e ngarkon Bajroviqin për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999, kundër popullsisë civile në Komunën e Istogut dhe fshatrave përreth.

Bajroviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe depërtimit të popullsisë civile, plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën