Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në njoftimin e LDK-së në Facebook, thuhet se aty u përkujtua sakrifikica dhe lufta e lavdishme të familjes Jashari.
“Nga aty përkujtuan sakrificën dhe luftën e lavdishme të familjes Jashari, e cila është simbol i rezistencës dhe i lavdisë heroike për liri”, thuhet në njoftim./teve1.info/