TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KMDLNj për rastin Mehmetaj: Ngjason me veprën penale të ish-Jugosllavisë që cilësohej si Propagandë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
KMDLNj: Ivanoviqi kishte përgjegjësi për ekzekutimin e 49 shqiptarëve gjatë dhe pas luftës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar lidhur me rastin e gazetarit, Lirim Metaj, pasi ky është ftuar nga Prokuroria themelore në Prishtinë si i dyshuar për veprën penale “Nxitje e urrejtjes”, raporton teve1.info

Sipas KLMDNJ kjo është e barasvlefshme me veprën penale në ish Jugosllavi që cilësohej si Propagandë Armiqësore.

“Kjo, për KMDLNj është rast tipik dhe flagrant i zbatimit te drejtësisë sipas standardeve të dyfishta dhe në kundërshtim të plotë metë drejtat e njeriut, në përgjithësi dhe lirinë e shprehjes së mendimit, në veçanti. Është përpjekje që përmes frikësimit me pasoja ligjore të heshtet e kaluara, e vërteta dhe çdo mendim kritik.”, thuhet më tej në reagim.

Reagimi i plotë:

Gazetari i gazetës Albanian Post, Lirim Mehmetaj është ftuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë si i dyshuar për veprën penale: nxitje e urrejtjes…., që është i barasvlefshëm me veprën penale në ish Jugosllavi që cilësohej si Propagandë Armiqësore. Me këtë ligj dënoheshin kryesisht shqiptarët dhe kundërshtarët politikë të regjimit komunist të atëhershëm. Gazetari Lirim Mehmetaj bëri hulumtime dhe nxori materiale nga arkiva për ish – bashkëpunëtorët e regjimit jugosllav dhe serb, pasardhësit e të cilëve janë në majat apo institucionet e rëndësishme të regjimit aktual. Prokuroria u tregua shumë e shpejtë në reagim ndaj gazetarit Mehmetaj, pas denoncimit nga një person i paidentifikuar deri më tani në ndërkohë që nuk reagoi fare ndaj trajtimit publik puro racist ndaj gazetarit Mehmetaj nga një analist i regjimit, ditë më parë për shkak të prejardhjes territoriale nga vjen Lirim Mehmetaj. Kjo, për KMDLNj- ë është rast tipik dhe flagrant i zbatimit te drejtësisë sipas standardeve të dyfishta dhe në kundërshtim të plotë metë drejtat e njeriut, në përgjithësi dhe lirinë e shprehjes së mendimit, në veçanti. Është përpjekje që përmes frikësimit me pasoja ligjore të heshtet e kaluara, e vërteta dhe çdo mendim kritik. Nëse Prokuroria e merr si pikë referuese rastin Mehmetaj si vepër penale: urrejtja dhe përçarja, atëherë gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kabineti qeveritar dhe, së paku 8- 10 analistë do të duhej të ftohen nga kjo Prokurori për vepra shumë më të rënda. Mjafton të përcillen debatet televizive dhe postimet në Facebook si dhe në portale të shumta pas së cilave një Pavijon i Burgut në Dubravë do të rezervohej për këto raste. Me këtë rast dhe me këtë reagim, KMDLNj kundërshton fuqishëm zbatimin e standardeve të dyfishta ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj duke e konsideruar si përndjekje të motivuar politikisht dhe kombëtarisht për t’ia pamundësuar hulumtimin dhe bërjen publike të së vërtetës për një të kaluar kompromituese të një pjese të regjimit aktual. KMDLNj -ë e sheh si të domosdoshme miratimin e një Ligji të Lusracionit të Figurave Publike për t’u sqaruar e kaluara dhe për t’iu hequr mundësia që personat e komprometuar politikisht dhe kombëtarisht të bartin poste publike. Po të bëhej ky veprim, nuk do ta kishim fare rastin Lirim Mehmetaj. Deti atëherë, mbetjet e riinkarnuara nga e kaluara do të sajojnë këso raste për ta mbajtur peng të kaluarën duke e sajuar të tashmen dhe të ardhmen sipas nevojave të tyre. KMDLNj solidarizohet me Lirim Mehmetajn dhe të gjithë ata ndaj të cilëve zbatohen standardet e dyfishta”, thuhet në reagim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punëtorët e RTK-së protestojnë sërish

Punëtorët e RTK-së protestojnë sërish

Gjendet një mjet shpërthyes në Han të Elezit, FSK e tërheq atë

Më 15 nëntor FSK-ja realizon stërvitje ushtarake në Gërmi

Numërohen 100% të votave në Mitrovicë

Numërohen 100% të votave në Mitrovicë

Rezultatet e para në Obiliq – Xhafer Gashi i LDK-së në epërsi bindëse ndaj Halil Thaçin të LVV-së

Gara e ngushtë në Obiliq, VV-ja e mund LDK-në me vetëm 274 vota diferencë

Shkëlqeu në fitoren e Drenicës, Kreshnik Uka merr çmimin ‘Ylli i javës’

Shkëlqeu në fitoren e Drenicës, Kreshnik Uka merr çmimin ‘Ylli i javës’

Punëtorët e RTK-së protestojnë sërish

Punëtorët e RTK-së protestojnë sërish

Gjendet një mjet shpërthyes në Han të Elezit, FSK e tërheq atë

Më 15 nëntor FSK-ja realizon stërvitje ushtarake në Gërmi

Këto zakone të thjeshta ju mbajnë larg gripit dhe ftohjes

Këto zakone të thjeshta ju mbajnë larg gripit dhe ftohjes

Numërohen 100% të votave në Mitrovicë

Numërohen 100% të votave në Mitrovicë

Rezultatet e para në Obiliq – Xhafer Gashi i LDK-së në epërsi bindëse ndaj Halil Thaçin të LVV-së

Gara e ngushtë në Obiliq, VV-ja e mund LDK-në me vetëm 274 vota diferencë

Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më shumë se kurdoherë më parë

Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më shumë se kurdoherë më parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën