Policia e Kosovës në Ferizaj, ka ndaluar një shofer dhe pas kontrollimit te dokumentacionit dhe testimit, shoferi me alkooltest ka rezultuar me 1.00%0.
Sipas njoftimit të Policisë, 29 vjeçari u shqiptua me një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe u përjashtua nga komunikacioni.
Policia ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor dhe mos të drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit./teve1.info/