TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biri i Beqir Mehës: Bisedat mes babait dhe Adem Jasharit, ishin çdo herë rreth çlirimit të atdheut

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Biri i Beqir Mehës: Bisedat mes babait dhe Adem Jasharit, ishin çdo herë rreth çlirimit të atdheut

Më 5 mars në Kosovë ka filluar Epopeja  e UÇK-së, që këtë vit shënon 26 vjetorin e rënies së familjes heroike Jashari në Prekaz.

5, 6, 7 Marsi cilësohen si ditë të mëdha për historinë e Kosovës, me ç’rast. Ilir Meha, biri i Beqir Mehës, rrëfeu disa momente nga ato data, e deri tek rënia e babait të tij.

Përveç takimeve të shpeshta të babait të tij me komandantin, Meha tregoi se edhe në çdo stërvitje që ata bënin, përfshirë edhe bashkëluftëtarët e tyre, biseda e tyre kishte të bënte gjithmonë me çlirimin e atdheut.

“Adem Jashari i pat lëshuar flokët e gjata, mjekrën e gjatë, e mustaqet. E ka pasur shprehi në odën e burrave t’i qonte mustaqet lartë. Nga viti 1992, babai ka shkuar shpesh te komandanti Adem Jashari, aty e ka takuar edhe Hashim Thaçin, e shokët e tjerë. Adem Jashari e ka prezantuar Beqir Mehën si vëlla i Tahir Mehës, pastaj është bashkëngjitur në celulat tona të para për lirinë e atdheut. Babai kur ka ardhur na ka thënë “lufta është e pashmangshme, mirëpo liria s’ka alternativë”. Mandej, kur dilnin në stërvitje me armë në male e kodra, vinin shpesh herë Adem Jashari me Hamzën, Sahitin e Fadil Kodrën, ku bisedat kanë qenë çdo herë rreth çlirimit të atdheut”, rrëfeu Meha në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Më tej, Meha kujtoi edhe 25 marsin e 1999-ës, ku Drenica ishte përfshirë nga ofensiva serbe, teksa tha se në ato momente, Ilir Meha së bashku më shokët e tij, veçse ishin nisur në atë drejtim.

“Më 25 mars 1999, Drenicën e përfshiu ofensiva e serbëve, e babai kishte qenë me një grup të shokëve duke shkuar në atë drejtim. Pastaj, pasi i ra NATO më 24 mars, babai ka qenë në Kopiliq. Prekazi ishte djegur i tëri, gjë në tokë s’kishte mbetur”, potencoi tutje Meha.

Më 30 dhjetor të vitit 1991 ishte kryer sulmi i parë ndaj familjes Jashari, ndërsa, sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kanë kryer në muajin janar 1998.

Më 22 janar forcat serbe e kanë sulmuar familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i kanë rezistuar. Megjithatë, në këtë betejë që ka zgjatur afër 30 minuta, të plagosura kanë mbetur Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.

Sulmi i tretë, që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u ka marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot: Me diell dhe i nxehtë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot: Me diell dhe i nxehtë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën