TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Shkolla që ua mundëson nxënësve praktikën me pagesë

by TËVË 1
2 vjet ago
1
A A
​Shkolla që ua mundëson nxënësve praktikën me pagesë

Ndërmarrjet e ndryshme po paguajnë praktikën që bëjnë nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Shtjefën Gjeqovi” tek ato.

Krejt kjo pas marrëveshjes që nënshkruhet me inciativën dhe ndërmjetësinin e kësaj shkolle të kryeqytetit, e cila ofron 14 profile.

E interesimi për t’u regjistruar në këtë shkolla sa vjen e rritet, kjo për faktin se një numër i madh i nxënësve që përfundojnë shkollimin profesional, punësohet në Kosovë por edhe në vende të ndryshme të botës.

Drejtori i shkollës së mesme të lartë profesionale “Shtjefën Gjeqovi”, Blerim Gërvalla thotë se shkollat profesionale janë promotor i zhvillimit ekonomik të një shteti.

“Këtë vit, deri në vitin shkollor 23/24 marrëveshje të tilla nuk kemi pasur, kemi pasur vetëm marrëveshje të bashkëpunimit për mësim në vendin e punës, kjo do të thotë se në klasën e 12 pothuajse të gjithë nxënësit e shkollës tonë e kanë kryer modulet e praktikës profesionale në ndërmarrje. Për rrobaqepësit kemi gjetur profile adekuate, shkolla e ka pasur si obligim, por edhe nxënësit na kanë ndihmuar, kemi bërë marrëveshje, disa nga ata edhe i kanë paguar nxënësit, mirëpo obligime të pagesës nuk kanë pasur, tani me tri profile, këtë vit kemi startuar me mësimin dual, në klasën e 10-të”, tha ai për KP.

Sipas tij, të gjithë ata nxënës që kanë dëshirë të jenë pjesë e kësaj shkolle, duhet të kenë dëshirë dhe prirje për drejtimet që ata vet i zgjedhin.

“Realisht shkolla jonë i ka dyert e hapura për të gjithë semi-maturantët, gjerësisht për të gjithë ata nxënës që e përfundojnë shkollimin e mesëm të ulët dhe të cilët kanë dëshirë, kanë prirje për t’iu bashkangjitur një shkolle profesionale siç është shkolla jonë. Shkolla ofron 4 drejtime, me gjerësisht 14 profile. Drejtimet janë fusha e makinerisë, fusha e transportit në trafik, pastaj fusha e tekstilit dhe fusha e shërbimeve që e kemi startuar nga viti i kaluar”, shtoi ai.

Ndërkaq, duke e krahasuar vitin e kaluar me këtë vit, ai thotë se është rritur numri i atyre që aplikojnë për të qenë pjesë e kësaj shkolle.

Përtej interesimit të lartë që të rinjtë e kanë për këtë shkollë, nuk mungon as braktisja e shkollës për arsyeje të ndryshme.

Gërvalla thekson se shumica e nxënësve braktisin shkollën për shkak se ata punojnë, por një numër i vogël kanë kërkuar dokumentet për shkak të migrimit.

Arsimi dual është një sistem në të cilin aftësimi në një kompani kombinohet me lëndët e një shkollë profesionale.

 

Tags: Blerim Gërvallapraktikë me pagesëShkolla e Mesme Profesionale "Shtjefën Gjeqovi”
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj përkujton daljen e parë publike të UÇK-së, vlerëson rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Haradinaj përkujton daljen e parë publike të UÇK-së, vlerëson rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Protestë në Besi për sigurinë rrugore, banorët kërkojnë rrethrrotullim

Protestë në Besi për sigurinë rrugore, banorët kërkojnë rrethrrotullim

Peticioni për Murat Jasharin për president mbledh mbi 1,200 nënshkrime

Peticioni për Murat Jasharin për president mbledh mbi 1,200 nënshkrime

“Iu bëj për mos me mujt me u çu në këmbë të juaja” – Peshkatari ilegal kërcënon rojtarët e Federatës së Peshkatarëve

“Iu bëj për mos me mujt me u çu në këmbë të juaja” – Peshkatari ilegal kërcënon rojtarët e Federatës së Peshkatarëve

Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues

Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Vuçiq nën hijen e fantazmës së rrethimit

Skandali nuk është fjala e Ferit Hoxhës

Skandali nuk është fjala e Ferit Hoxhës

​Mbërrin ChatGpt i ri, është më autonom për punë dhe detyra komplekse

​Mbërrin ChatGpt i ri, është më autonom për punë dhe detyra komplekse

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Haradinaj përkujton daljen e parë publike të UÇK-së, vlerëson rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Haradinaj përkujton daljen e parë publike të UÇK-së, vlerëson rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Protestë në Besi për sigurinë rrugore, banorët kërkojnë rrethrrotullim

Protestë në Besi për sigurinë rrugore, banorët kërkojnë rrethrrotullim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën