TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krerët shtetëror të Kosovës shënojnë 580-vjetorin e Kuvendit të Lezhës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Krerët shtetëror të Kosovës shënojnë 580-vjetorin e Kuvendit të Lezhës

Drejtues të institucioneve të Kosovës e Shqipërisë me një varg aktivitetesh shënuan sot 580-vjetorin e Kuvendit të Lezhës.

Përmes një statusi në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Besëlidhja e Lezhës shërbeu si frymëzim për ngjarje e procese të mëdha, qe nga Lidhja e Prizrenit te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës te shpallja e pavarësisë së Kosovës.

“Kuvendi i 2 marsit 1444, përtej organizimit e mobilizimit që u kurorëzua me aleancën e parë politiko-ushtarake të shqiptarëve, nën udhëheqjen e të madhit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ishte mesazh bashkimi për kombin. Nëpër shekuj, ky mesazh, përveç se nevojë, nuk ka reshtur asnjëherë së ekzistuari edhe si dëshirë. Është obligim i yni, në kohën e sotme, të bëhet detyrë dhe qëllim. Urime kjo datë historike, ndër më të rëndësishmet e kombit tonë”, ka shkruar ai.

Në këto aktivitete morën pjesë ministra e deputetë, kryetarë të bashkive dhe komunave.

Kuvendi i Lezhës 580 vjet më parë konsiderohet si një nga organizimet më të suksesshme në historinë e popullit shqiptar.

Nën drejtimin e kryetrimit shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, më 2 mars 1444, në Kuvendin e Lezhës u mblodhën Gjergj Arianit Komneni, Andre Topia me dy bijtë Komnenin dhe Muzakën dhe nipin Tanushin; Lekë Zaharia; Nikollë dhe Pal Dukagjini, Lekë dhe Pjetër Dushmani; Pjetër Spani, Stefan Gjurashi etj.

Kuvendi i Lezhës është monumentalizuar edhe në veprën murale “Kuvendi i Lexhës”, i punuar nga artisti Bashkim Zano Ahmeti, që ishte përuruar më 1 nëntor 1982, në Muzeun e Skënderbeut në Krujë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë më e madhe se e 28 dhjetorit

Dugolli: Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë më e madhe se e 28 dhjetorit

Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla publikon të dhënat e raportit: Kosova, e para në rajon në luftën kundër korrupsionit

Poazhri: Duke i parë reagimet, LDK është më afër shpartallimit se bashkimit

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje babain e ministres Pirdeni

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

I plagosuri me armë zjarri në Prishtinë në gjendje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën