TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​1 vit nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, sfidë zbatimi i saj

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Lajçak: Propozimi i parë për Asociacionin nuk është përfundimtar

Një vit pas arritjes së Marrëveshjes Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, implementimi i saj po vazhdon të shihet si vështirë i arritshëm. Njohësit e procesit të dialogut, thonë se ky proces ka hyrë në një ngërç të ri, derisa kritikojnë ndërmjetësit se nuk kanë qasje serioze në dialog.

Sipas tyre, pavarësisht miratimit të rezolutës së Parlamentit Evropian, ku kërkohet dinamikë dhe qasje e re në dialog, zbatimi i ujdisë së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, nuk pritet të ndodh gjatë këtij viti, duke marrë parasysh edhe zgjedhjet në Bashkimin Evropian.

Politologu, Dritëro Arifi, thotë se Bashkimi Evropian ka hyrë në një qorrsokak dhe nuk po ka një qëllim si të shkohet tutje në dialog. Megjithatë, ai thekson se Kosova duhet të avancojë në integrimet evropiane, ku forma më e mirë është që jetëson këtë marrëveshje dhe të thyhet izolimi ndërkombëtar i vendit.

“Vështirë të shohim implementimin e marrëveshjes së Brukselit, respektivisht aneksit të Ohrit. Palët janë të fortifikuara në qëndrimet fillestare, pavarësisht çka ka ndodhur pas asaj marrëveshje, unë mendoj se palët nuk janë të gatshme. Kosova po kërkon sekuencimin, Beogradi po kërkon diçka tjetër, ndërkaq BE-ja, është në mes të këtij zjarri pa një qëllim sesi të shkohet tutje. Mendoj se duhet të thyhet izolimi i Kosovës. Kosova duhet të avancohet tutje në integrime dhe besoj se kjo do të ishte forma më e mirë që kjo marrëveshje të jetësohet dhe të thyhet komplet izolimi. Në këtë formë mund të ketë një ecje përpara të dialogut, pasi përndryshe e shoh shumë të cunguar, të kufizuar dhe pa ndonjë qasje serioze”, thekson ai.

Skeptik për zbatimin e ujdive të Brukselit dhe të Ohrit është analisti politik, Arbnor Sadiku, i cili thotë se e njëjta do të implementohet vetëm pas zgjedhjeve në BE, madje sipas tij, edhe pas zgjedhjeve në Kosovë.

“Miratimi i rezolutës nga ana e Parlamentit Evropian për Kosovën është një ultimatum që të zbatohet dialogu i Brukselit dhe të njëjtën kohë të kemi një implementim të shpejtë të marrëveshjes bazë. Sa i përket implementimit të kësaj marrëveshje konsideroj se kjo nuk mund të implementohet jo vetëm pas zgjedhjeve që do të mbahen në BE, por edhe pas zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë, pasi dihet se ky është vit zgjedhor dhe praktikisht deri në viti 2025 s’do të ketë zbatim të marrëveshjes”, deklaron Sadiku.

Në anën tjetër, politologu, Arifi konsideron se si mundësi për të pasur diçka konkrete në dialog është fundi i muajit mars. Siç thotë ai, nëse deri në këtë periudhë nuk ka diçka konkrete, sidomos në themelimin e Asociacionit, do të jetë e pamundur të zbatohet marrëveshja gjatë këtij viti.

Parlamenti Evropian më 29 shkurt ka miratuar një rezolutë me të cilën kërkon qasje të re në procesin e dialogut dhe heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës gjen rreth 140 kilogram eksploziv në Zubin-Potok

Policia e Kosovës gjen rreth 140 kilogram eksploziv në Zubin-Potok

Kurti: Kujtesa për Masakrën e Rakovinës është zotim për drejtësi

Kurti: Kujtesa për Masakrën e Rakovinës është zotim për drejtësi

Zhvillohet procesi i verifikimit, KQZ: Ditë më vonë nis numërimi i votave të diasporës

Rinumërohen 1500 vendvotime, procesi përmbyllet në 22 komuna

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Falsifikim i rezultatit, marrje e dhënie ryshfetit dhe kanosje – veprat penale për të dyshuarit në Prizren

Proteston PD , “blindohet” Kryeministria në Tiranë

Proteston PD , “blindohet” Kryeministria në Tiranë

City rikthehet te fitorja, mposht Wolvesin 2:0

City rikthehet te fitorja, mposht Wolvesin 2:0

Policia e Kosovës gjen rreth 140 kilogram eksploziv në Zubin-Potok

Policia e Kosovës gjen rreth 140 kilogram eksploziv në Zubin-Potok

Turpërohet Presidenti i Lazios, i publikohet telefonata që e përfshin trajnerin Sarri

Turpërohet Presidenti i Lazios, i publikohet telefonata që e përfshin trajnerin Sarri

Kurti: Kujtesa për Masakrën e Rakovinës është zotim për drejtësi

Kurti: Kujtesa për Masakrën e Rakovinës është zotim për drejtësi

Edhe xhudistja Arba Hasanaj fiton të bronztën në Kupën Afrikane

Edhe xhudistja Arba Hasanaj fiton të bronztën në Kupën Afrikane

Hoffenheimi i kosovarëve arrin fitore ndaj Frankfurtit, e treta rresht

Hoffenheimi i kosovarëve arrin fitore ndaj Frankfurtit, e treta rresht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën