TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti tregon për vizitat në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti tregon për vizitat në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë

Kryeministri I vendit, Albin Kurti, gjatë javës ka qenë në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përmbledhur një nga takimet, bisedimet dhe arritjet që u bënë gjatë qëndrimit atje.

Kurti tha se në Dublin u takua me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar dhe ministrin e shtetit për Çështje Evropiane, Peter Burke, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve,

Ndërkaq në Londër ata kanë nënshkruar me BERZh-in memorandum mirëkuptimi me vlerë 400 milionë euro për të mbështetur zbatimin e projekteve për zhvillimin e sektorëve prioritarë

“Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda ishin destinacionet e radhës të vizitave tona zyrtare. Vizitën që e nisëm në Londër e përmbyllëm në Dublin, ku ishte kënaqësi të kthehem pas 20 vjetëve. Aty fillimisht u mirëpritëm ngrohtësisht nga diaspora jonë në Irlandë, të cilët i falënderoj për mikpritjen dhe bashkëbisedimin. Të nesërmen u mirëpritëm nga Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ministri i shtetit për Çështje Evropiane, Peter Burke, për takime bilaterale që thellojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona dhe vizituam Universitetin e Qytetit të Dublinit (DUC) për mundësi të reja të bashkëpunimit. Ndërkaq në Londër, i shoqëruar dhe nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ishim pjesëmarrës në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024.”, thuhet në postimin e Kurtit.

Më tutje, Kurti ka treguar se në Londër u mirëprit po ashtu nga dashamirë  e aleatë të Kosovës.

“Në fundjavë, patëm pritjen zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të organizuar nga ambasada jonë në Londër ku të ftuar e të ftuar e të pranishëm ishin dashamirë e aleatë të shtetit tonë. Kurse në fillim të javës, u mblodhëm bashkë me Miqtë Laburistë të Kosovës, nismë kjo që do t’i fuqizojë edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”.

E në Irlandë, Kurti u takua me përfaqësues të lartë të vendit si dhe ligjëroi në Queen’s University, ku dhe ishte i ftuar pikërisht për këtë çështje.

“Nga Londra, shkuam në Belfastin historik. Zhvilluam takime me Ministren e Parë të Irlandës Veriore, Michelle O’Neill dhe zëvendësministren e Parë, Emma Little-Pengelly, Kryetarin e Parlamentit, Edëin Poots, liderin e opozitës, socialdemokratin Mattheë O’Toole dhe Sekretarin e Shtetit për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris. Bisedat të cilat i patëm me ta ishin inkurajuese dhe pozitive. U njohëm më mirë me përvojat dhe përjetimet e tyre nga historiku i Irlandës Veriore, por edhe ndamë me ta atë se çfarë Kosova përfaqëson, si shtet demokratik, me orientim të qartë pro-perëndimor e politika dhe objektiva progresiste, gjithëpërfshirëse e zhvillimore. Theksuam edhe rëndësinë e thyerjes së barrierave mes komuniteteve dhe nevojën për ballafaqimin me të kaluarën dhe kontributin për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas trajtimit në QKUK, lirohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Pas trajtimit në QKUK, lirohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Vazhdon agjenda e Konferencës së III-të Ekonomike në Preshevë: Vizitë në Qendrën Tregtare “Interspeed”

Vazhdon agjenda e Konferencës së III-të Ekonomike në Preshevë: Vizitë në Qendrën Tregtare “Interspeed”

Përurohet droni “Made in Kosova”, Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen e saj të mbrojtjes

Përurohet droni “Made in Kosova”, Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen e saj të mbrojtjes

80% e diasporës votuan për zgjedhjet e 9 shkurtit

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Bayernit i prishet seria prej 16 fitoreve rresht, Union Berlin i merr një pikë

Bayernit i prishet seria prej 16 fitoreve rresht, Union Berlin i merr një pikë

Fitore shumë e thellë e Leverkusenit ndaj Heidenheimit

Fitore shumë e thellë e Leverkusenit ndaj Heidenheimit

Shehu asiston, por Widzew Lodzi mposhtet

Shehu asiston, por Widzew Lodzi mposhtet

Tjetër ndeshje pa gol për Dakun në Rusi

Tjetër ndeshje pa gol për Dakun në Rusi

Asllani hyn si zëvendësues dhe lë gjurmë

Asllani hyn si zëvendësues dhe lë gjurmë

Pas trajtimit në QKUK, lirohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Pas trajtimit në QKUK, lirohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Vazhdon agjenda e Konferencës së III-të Ekonomike në Preshevë: Vizitë në Qendrën Tregtare “Interspeed”

Vazhdon agjenda e Konferencës së III-të Ekonomike në Preshevë: Vizitë në Qendrën Tregtare “Interspeed”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën