TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Bëhu i fortë, si Sheremeti!”

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
“Bëhu i fortë, si Sheremeti!”

Sheremet Sejdiut nga Qirezi i Skenderajt, më 28 shkurt të vitit 1998, pesë ditë para sulmit mbi familjen e Jasharajve, forcat serbe ia vranë katër djemtë në oborrin e shtëpisë.

Atë ditë, Sheremeti nuk ndodhej në shtëpi, kishte shkuar në Prishtinë për ta vizituar vëllain. Ai nuk e mori vesh për tragjedinë që e kishte goditur derisa hyri në oborrin e shtëpisë, dy ditë pasi që kishte ndodhur ngjarja.

Në duar mbanë një fotografi, i ulur në mes të katër kufomave të djemve të tij. Familjarët dhe fqinjët thonë se Sheremeti e kuptoi idealin për të cilin ranë bijtë e tij, prandaj nuk e derdhi as edhe një lot.

-Ku e gjete gjithë këtë forcë për ta përballuar kështu krejt këtë tragjedi – e pyeta unë me siklet.

Ai buzëqeshi. – A të tregoj drejt? – tha – e shikimin e drejtoi tek vëllai i tij, që ndodhej në dhomë. – Po ngushtohna prej vëllait – shtoi – se nuk e kam përmend kurrë, se enum shpesh e po më vjen marre – pastaj mori frymë thellë, sikur po bëhej gati për ta zbuluar një fshehtësi që po e ruante brenda prej dy dekadash.

“Atë natë nuk mujsha me fjetë, s’mujsha me u rehatu. Kam ardh e kam marrë ngryk Bedriun, e jam kthye me fjet prapë. Po, kur rashë, thashë me vete qysh e morra ngryk veç Bedriun, e tjetrin binjak jo. Jam çu tekrari, e jam ardh këtu në odë e kam marrë ngryk edhe Nazmiun. E jam kthye me fjet apet. Nuk më zike gjumi. Mendova me vete, i përqafova dy binjakët e nuk e përqafova djalin e madh, Beqirin. I kam dhanë zor e jam çu e jam kthye në odë. E morra ngryk edhe Beqirin e u ktheva ngadalë, se nuk dojsha mem diktue të tjerët. Kur rashë, thashë; more tretë i morra ngryk, veç Bekimin jo. E jam ardh për të katërtën herë, e kam marrë ngryk edhe Bekimin – pastaj pauzoi pak – evladin nuk po mujshe me ndà – e përfundoi fjalën plaku, e ra në mendime”

Unë u bëra gati të them ndonjë fjalë, jo që kisha diçka të mençur për të thënë, por sa për ta thyer heshtjen.

Duke dalë prej odës atë natë – ma preu fjalën baci Sheremet. – me doli përpara Beqiri. – pastaj bëri me shenjë në të majtën e tij – këndej me doli përpara Bekimi, e në të djathtë ishte Bedriu. Kur mendova me u kthye mbrapa, me doli para Nazmiu. S’disha kah me ja mbajtë, se njeriu po hupke pak në ato momente…- tha baci Sheremet. Unë i rash pishman pse e pyeta. Ai dukej që po e jetonte për së dyti atë natë plot dhimbje. Plakut që iu kishin mbyllur katër rrugët, po kërkonte një mbështetje.

Kam shikue nalt – tha ai – Zotit ju kam mbështet. Ai më ka ndihmue.

Më vonë, vëllai i Sheremetit, më tregoi që në atë pjesë, kur dikujt i ndodh diçka, thonë: “Bëhu i fortë, si Sheremeti!”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën