Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, do të mbahet seanca përfundimtare e kryekuvendarit, Glauk Konjufca, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, raporton teve1.info.
Kujtojmë se Konjufca akuzohet për këtë veprim gjatë kohës sa ishte në opozitë, në periudhën ku po protestonin kundër miratimit të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi./teve1.info/.