TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në mungesë të dokumenteve në shqip, Komisioni shtyn takimin me KPM-në për një datë tjetër

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Në mungesë të dokumenteve në shqip, Komisioni shtyn takimin me KPM-në për një datë tjetër

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku kanë vazhduar për të tretën herë raportimin anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave.

Kryetari i Komisionit, Valon Ramadani njoftoi se mbledhja e radhës do të caktohet kurdo që materialet do të përkthehen dhe nëse do të ketë materiale të tjera.

Në fillim të mbledhjes, deputeti i LDK-së, Agim Veliu kërkoi që të përkthehen të gjitha materialet e dorëzuara te deputetët.

Ai tha se materialet nuk janë në gjuhën shqipe dhe se për këto dokumente nuk është i gatshëm të japë qëndrim.

Deputeti i LVV-së, Salih Zyba pyeti se pse ka ardhur në këtë formë materiali.

Isak Shabani, deputet i PDK-së, u pajtua që materiali të përkthehet. Ai kërkoi nga Kryetari i KPM-së se cilat janë arsyet që janë hijezuar materiale të ndryshme që janë dorëzuar nga KPM.

Jeton Mehmeti, kryetar i Bordit të KPM-së, në lidhje me materialet e dorëzuara, tha se janë të dhënat bazike që janë dy kompani që kanë lidh marrëveshje ndërmjet tyre.

“Ajo çka nuk e shohim as ne si KPM janë të dhënat komerciale të dy kompanive, që në bazë të njohurive që i kemi, janë të mbrojtura me ligj”, ka thënë Mehmeti, raporton Betimi për Drejtësi.

Në lidhje me kërkesën për t’u përkthyer materialet në gjuhën shqipe, Kryetari i Komisionit për Administratë, Valon Ramadani kërkoi që të procedohet me shqyrtim të çështjeve të materialeve që janë në gjuhën shqipe.

Ramadani, kërkoi nga administrata e Kuvendit që të angazhohet në përkthim të menjëhershëm aty për aty.

Deputeti Veliu tha se deputetët duhet t’i marrin materialet në gjuhën zyrtare dhe se materialet duhet t’i kenë para se të nisë diskutimi. Ai tha se nëse nuk është në gjendje administrata të sigurojë materialet, nuk do të jetë pjesë e kësaj mbledhje.

“Kjo mbledhje është e papërgatitur dhe në këtë formë nuk duhet të marrë pjesë”, tha ai.

Në fund, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi që Komisioni për Administratë të mblidhet në një ditë të vetme dhe ta kryejë këtë dëgjim mbikëqyrës dhe të ecet më tutje.

Tags: KAPkomisioniKPM
ShareTweet

Postime të ngjashme

55 raste të të shtënave në festa në muajt  qershor dhe korrik, 48 persona u shoqëruan nga Policia

Arrestohet një person për gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Shtime

25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA

25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA

Vazhdojnë sot fjalët përfundimtare të mbrojtjes në Hagë në rastin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Vazhdojnë sot fjalët përfundimtare të mbrojtjes në Hagë në rastin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

​Zgjedhja e nënkryetarëve mbledh sot Kuvendin

Moti sot

​Moti sot

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

“Info Nata”- 10.09.2026

“Info Nata”- 10.09.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën