Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e Pavarësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Xhaferi ka uruar që gjeneratat e ardhshme, të ruajnë amanetin e të gjithë atyre që ranë dëshmor për lirinë e Kosovës.
“Urime ditëlindjen e 16-të pavarësisë Kosovë! I gëzofsh edhe shumë ditëlindje tjera në paqe, e lirë, e pavarur, e prosperuar dhe shembullore, në fqinjësi, në rajon dhe në botë! Urime qytetarëve dhe institucioneve kosovarë, me dëshirë që çdo gjeneratë e ardhshme ta ruajë me përkushtimin më të madh amanetin e të gjithëve që flijuan më të shtrenjtën për të, bashkë dhe të fortë!”, thuhet në postimin e Xhaferit.








